Ecuria, evolucioni ose dekursi i sëmundjes përbëhet prej disa fazave (5 fazave):
Faza e parë e sëmundjes quhet faza latente ( e fshehtë, asimptomatike).
Faza e dytë e sëmundjes quhet faza prodromale (prodromus) që manifestohet me shenja të përgjithshme, jo karakteristike.
Faza e tretë e sëmundjes quhet faza manifeste (manifestatio), që manifestohet me simptoma dhe shenja specifike.
Faza e katërt e sëmundjes quhet faza terminale (terminalis) ose mbarimi i sëmundjes, quhet periudha kur mbaron çdo sëmundje, pa marrë parasysh epilogun e saj.
Faza prej zhdukjes së simptomave dhe shenjave të sëmundjes deri te shërimi i plotë quhet faza e rekonvaleshencës (reconvalescentia).
Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392