A është e mundur që vitamina C të jetë ilaç për të gjitha
sëmundjet? Jo, por merr pjesë në më shumë se 300 procese biologjike në
organizëm, pra thjesht, vitamina C është supervitaminë!
Vitamina
C është e nevojshme për sintezën e kolagjenit. Kolagjeni është albuminë
që thjesht mund ta quajmë ngjitës-përbërës të trupit. Për shembull,
gjendet në lëkurë, tetivë, kërcë, eshtra, dhëmbë, sy dhe në muret e
enëve të gjakut.
Vitamina C është bashkëdyzim antioksid që lidh radikalet e lira dhe
kështu mund të luajë rol në preventivën e sëmundjeve të rënda. Në mënyrë
indirekte mbron vitaminën A dhe E, si edhe disa vitamina të grupit B,
nga ndikimi i dëmshëm i oksidimit.
Vitamina C merr pjesë në metabolizmin e kolesterolit dhe në
shndërrimin e kolesterolit në thartirë të vrerit dhe kështu zvogëlon
nivelin e kolesterolit në gjak. Luan rol me rëndësi në bartjen e
impulseve nervore dhe në masë të duhur ndikon në gjendjen tonë psikike.
Në organizëm zvogëlon rritjen e nivelit të hormoneve
(kortikosteronit), që shkaton stresin dhe kështu marrja e rregullt e
vitaminës C mund të mbrojë nga ndikimet e dëmshme të stresit.
Stimulon sistemin e imunitetit dhe ndihmon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe interferonit.
Përdorimi:
– në preventivën e infeksioneve virusale, bakteriale dhe këpurdhave
– influenca, hepatiti, herpesi, mononukleosa dhe bronkiti,
– në zvogëlimin e kolesterolit në gjak,
– ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve dhe të lëndimeve,
– pengon formimin e qelizave të tumorit-kryesisht në traktin digjestiv
dhe pasi është bashkëdyzim antioksidik neutralizon radikalet e lira
– ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit,
– ndihmon largimin e shpejtë të materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rënda,
– ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehëse, alkooli dhe nga tymi i duhanit,
– vitamina C ndihmon në preventivën e kataraktit, si dhe përmirëson gjasat për shërimin e tij,
– lehtëson simptomat e astmës dhe të sëmundjeve alergjike,
– zvogëlon mundësinë e ngjitjes së spermatozoideve, pra, në mënyrë indirekte pengon sterilitetin mashkullor,
– ndihmon shërimin e sëmundjes së sheqerit, si edhe ka rol të rëndësishëm në thithjen e hekurit,
Thithja – absorbimi: zhvillohet gjatë orës së parë dhe pas tri katër orësh largohet nga organizmi.
Dozimi i preferuar: mendimet janë të ndara
Nëse dëshirojmë që vitamina C të ndikojë si antioksidans, duhet që së
paku të merren 150 mg në ditë, por duhet ta dimë edhe këtë se profesor
Linus Pauling, nobelist dhe ithtar i bindur i vitaminës C, në ditë ka
marrë 4.000 mg. dhe ka jetuar gati 95 vjet.
Është një mendim i përgjithshëm se tabletat kur nuk mund të
zëvendësojnë në masë të duhur vitaminën C, që gjendet në pemë dhe në
perime, në domate, në lakër etj.
Ndërsa, prej tetorit në maj, kur ka më pak pemë dhe zarzavate, e në ato
ku fitohen nuk kënaq, është e domosdoshme t’i plotësojmë me shtesat e
ushqimit. Edhe pemët e importuara jugore kanë sasi shumë të vogël
vitaminash, ngase paketohen derisa janë të papjekura.
Vitamina C nuk guxon të mungojë në asnjë barnatore shtëpiake, sepse
të gjithë anëtarët mund ta përdorin gjatë tërë vitit. Unë personalisht
propozoj që vitamina C të merret në sasi të vogla, por mendoj se është e
nevojshme që vitaminën C ta bartim në organizëm gjithnjë, sepse është
pjesëmarrës i të gjitha proceseve biologjike. Si dozë preventive për
pengimin e sëmundjeve, konsideroj dozën ideale 200- 500 mg në ditë.
Kush ka nevojë për dozë më të madhe …
Në radhë të parë janë duhanxhinjtë, sportistët, të sëmurët,
rekonvaleshentët, punëtorët me punë të rëndë fizike, si edhe ata që në
vend të punës kanë strese.
Në familjen tonë është treguar efikas në rastet e ftohjeve, dhembjeve të
fytit apo kur jemi të lodhur kryesisht marrja 1.3 deri në 5 tableta C-
1000, dhe kështu me preventivën efikase arrijmë të pengojmë dhembjet
inflamatore, d.m.th., i ikim shërimit me antibiotikë. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392