Pareti abdominal përbëhet nga shumë komponentë, inde të buta, struktura muskulare dhe muskulo –aponeurotike, të gjitha këto të shtrira në një kornizë kockore e cila kufizohet nga sipër me kufirin distal të kavitetit torakal, nga poshtë me kufijtë e sipërm të kockave të baçinit, ndërsa nga prapa me proceset transversale të vertebrave lumbare.
Pjesa e brendshme e paretit abdominal vishet nga fascia transversale dhe peritoneumi parietal.
Me interes të veçantë janë disa pika të dobëta të lokalizuara në paretin abdominal apo në kufijt e tij, që kushtëzojnë formimin e hernieve apo të laparocelave.
Pika të tilla janë; umbilikusi, linea alba regjionet inguinale dhe regjionet femorale.
Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392