Hemorroidet jane zgjerime te
eneve te gjakut ne zonen anale. Jane pershkruajtur prej shume kohesh ne fushen
e mjekesise dhe akoma sot perbejne nje patologji qe ze nje vend te rendesishem ne
fushen e kirurgjise.
Hemorroidet
(Imazhi:
WikipedianProlific/Wikipedia/CC BY-SA 3.0)
|
Manifestimet klinike te
hemorroideve varen nga grada e procesit patologjik. Ne pergjithsi ne momentin e
diagnozes pacientet paraqesin hematokeci (jashtqitje me prani gjaku) (rreth 60% e pacienteve), kruajtje (rreth 50%
e tyre), shqetesime perianale (rreth 20% e tyre). Simptomat e permendura mund
te jene te pranishme te gjitha njeheresh ose te ndara. Gjakderdhja rektale ne
pergjithsi ndodh gjate defekimit ose menjehere pas saj. Gjaku vihet re tek
letra higjenike, tek uji i banjos ose shenja gjaku tek te mbathurat. Pacienti
duhet te pyetet per dieten e tij (nese ha ushqime me fibra ose nese konsumon
sasi te mjaftueshme uji). Natyrisht ne vleresimin e kuadrit klinik, nuk duhet
te largohet vemendja nga diagnoza te mundshme te ndryshme nga hemorroidet sic
mund te jene fistulat, abceset, infeksionet, sidomos kur dhimbja eshte e forte.
Nderkohe qe behet vleresimi i hemorroideve, duhet te vleresohen edhe
komplikanca te mundshme qe mund te vije prej tyre, perfshire edhe iskemi ose
tromboze te eneve te gjakut te perfshira)
Per te vendosur nese pacienti
ka nevoje per ekzaminime me te zgjeruara, mjeku fillimisht mbledh te dhena nga
pacienti si mosha, koha kur kane filluar shqetesimet dhe shenjat, dhe natyra e
gjakderdhjes. Nese dyshohet per hemorroide, mjeku mund te kryeje nje eksplorim
rektal. Mund te kerkohet nje vleresim me i gjere i kolonit nese paraqet anemi,
nese gjakderdhja nuk eshte tipike e hemorroideve, nese paraqet probleme me
jashtqitjen, nese ka histori polipesh te kolonit, ose histori familjare per
kancer te kolonit ose semundje te tjera te trasheguara kolorektale.
Kur keshillohet pacienti,
duhet ti thuhet qe te perfshije ne dieten e tij ushqime me sasi te mjaftueshme
fibrash te patretshme (rreth 25 deri ne 35 gr ne dite) si dhe sasi te
mjaftueshme uji qe te shmange stipsin (konstipim). Studime kane treguar qe nje
sasi e mjaftueshme fibre me dieten ka sjelle ulje domethenese te rrezikut per
simptoma te vazhdueshme si dhe rrezikun per gjakderdhje rektale. Perdorimi i
kortizonit si krem, vasokonstriktoreve dhe analgjezikeve mund te lehtesojne
perkohesisht disa prej simptomave. Nese terapia konservative (nderhyrjet e
mesiperme) nuk jane te mjaftueshme per te kontrolluar simptomat, atehere
vleresohen opsionet kirurgjikale.
Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392