Dieta është ndërtuar me qëllim që të përmirësojë gjendjen e pacientëve të cilët kanë refluks gastrointestinal, dispepsi, ulçerë në ezofag, stomak ose zorrën dymbëdhjetëgishtore, gastrit kronik etj.
Përdorimi i mënyrës së posaçme të ushqimit mundëson uljen e iritimit të mukozës gastrike që tajon lëng gastrik me ç’rast ulen dhe simptomat.
Rekomandimet bazë që duhet të aplikohen për të pasur sukses janë dietat e zakonshme me sasi më të vogla dhe më të shpeshta ushqimi gjatë ditës. Megjithatë, duhet theksuar se çdo pacient duhet që në mënyrë individuale të krijojë një menu në të ushqyerit e cila është e rekomanduar, sepse disa nga këto produkte, megjithatë, mund të potencojnë simptomat e kësaj sëmundjeje.
Objektivat e dietoterapisë janë të orienturara për të parandaluar humbjen e peshës, për të ndihmuar në rritjen e TT, ndërsa te fëmijët promovimin e rritjes dhe rregullimin e të gjitha deficiteve.
Dieta duhet të jetë me sasi të mëdha kalorike me përbërje proteinike (1.2 g / kg), me yndyrë të reduktuar (<30%) veçanërisht në paraqitjen e steatoresë. Mire veprojnë acidet yndyrore të pangopura , sidomos omega 3- acidet yndyrore nga vaji i peshkut. Është i nevojshëm fortifikimi i ushqimit me vitamina B12, acid folik, vitamine C, vitaminë K, dhe mineraleve si Fe, Ca,
Ushqim për të qenë i përgatitur mirë duhet të jetë i zier ose i pjekur në sasi të vogla, dhe të shpeshta ushqimi. Në fazën asimptomatike kalohet në mënyrën normale të përgjithshme me ushqim të shumëllojshëm. Restrikcionet speciale nuk rekomandohen, përveç shmangjes së konsumimit të frutave të thata dhe të forta ose dhe mishit dhe zarzavateve të paziera,
Përdorimi i moderuar i fibrave dietale lejohet për shkak të peristaltikës së shpejtuar dhe lidhjes së kripërave biliare të paabsorbuara. Nëse ka intolerance të laktozës dhe glutenit duhet të shmangen qumështi dhe gruri. Duhet shmangur dhe kalciumin (për të parandaluar nefrolitiazën oksalate), dhe për këtë arsye duhet të merret kalciumi edhe nga burime të tjera si dhe duhen reduktuar oksalatet në ushqim.
Pacienti këshillohet të haje, të mos ketë frikë nga ushqimi dhe mire të përtypet që të mos marrë ajër dhe të konsumojë lëngje.
Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392