Gjatë tranzicionit menopauzal lëkundjet e parregullta të hormoneve riprodhuese femërore mund t’i paraprijnë një spektri të tërë të simptomave fizike dhe psikologjike.
Simptomat fizike
Rreth 70% të femrave vuajnë nga valët e nxehta dhe djersitja, simptoma të tjera fizike janë: palpitacionet, kokëdhembja, dhembjet e nyjeve dhe eshtrave, asthenia, lodhja dhe fryerja e gjinjëve. Simptomat janë të shumta she pasqyrojnë faktorët biologjik, psikologjik dhe social. Ka pasur edhe mendime se shumëformësia (polimorfizmi) i sintezës së estrogjeneve dhe rrugët metabolike të kësaj sinteze përcillen me simptomat vazomotore, të cilat shfaqen gjatë këtij tranzicioni. Simptomat vazomotore shkaktojnë paaftësim social të femrës, afektimin e shëndetit psikologjik dhe ndjenjës së mirëqenies, si dhe zvogëlimin e aftësisë për punë. Femrat tek të cilat shfaqin valë të nxehta manifestojnë më shpesh qrregullime gjumi, simptoma depressive dhe reduktim të cilësisë së jetës, krahasuar me femrat pa simptoma.
Simptomat të cilat shoqërohen me tranzicionin menopauzal
Disfunksioni seksual
Tharje e vagjinës
Libidoja e zvogëluar
Marrëdhënie seksuale me dhembje.
Simptomat somatike
Kokëdhembje
Maramendje
Palpitacione
Dhembje dhe zmadhim gjinjësh
Dhembje të nyjeve dhe shpinës
Osteoporoza
Sëmundjet kardiovaskulare dhe ndryshimi i lipideve
Simptoma të tjera
Inkontinencë urinare
Lëkura e thatë, kruarje të lëkurës
Shtimi i peshës
Ndryshimet në menstruacion
Ciklet më të shkurtra janë tipike (2- 7 ditë)
Ciklet e zgjatura janë të mundshme
Gjakderrdhje të qrregullta (më intensive,më të pakta, apo spotting)
Simptoma vazomotore
Valë të nxehta në trup
Djersitje natën
Çrregullime gjumi
Çrregullime psikologjike apo mendore
Përkeqësimi i simptomave të sindromit premenstrual
Depresioni
Irritabiliteti
Ndryshime të gjendjes shpirtërore
Humbje e përqendrimit
Mbamendje e dobësuar. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392