Është asht tek, simetrik dhe është ashti i vetëm lëvizës i skeletit të fytyrës. Ajo lidhet me bazën e kafkës, me anë të nyjëtimit tëmblonofullor (art. temporomandibularis).
Mandibula është e lidhur me funksionin e mastikacionit (përtypjes) dhe në të janë të vendosur dhëmbët e poshtëm. Gjithashtu, në të ngjiten muskujt e fortë të përtypjes.
Mandibula përbëhet prej:
-trupit (corpus), i ngjason patkoit dhe paraqet pjesën qendrore të nofullës së poshtme, me konkavitet të kthyer prapa. Trupi ka dy faqe dhe dy buzë: -faqja e jashtme, e cila është konvekse dhe në të dallojmë: protuberantia mentalis, dhe anash tuberculum mentale. Duke shkuar më anash gjendet vrima (foramen mentale), që përbën hapjen e kanalit mandibular; -faqja e brendshme, e cila është konkave dhe në të gjenden dy zgjatime gjembore (spina mentalis), ku fiksohen: m. genioglossus dhe m. geniohyoideus. Përveç këtyre muskujve, në faqen e brendshme fiksohen edhe m. mylohyoideus dhe m. digastricus. Gjithashtu gjenden edhe dy gropa: fossa sublingulais dhe fossa submandibularis, ku vendosen gjëndrat përkatëse të pështymës;
-buza e sipërme ose margo alveolaris, emërtohet kështu pasi në të gjenden gropat ku dotë vendosen dhëmbët e poshtëm;
-buza e poshtme ose margo inferior, paraqet bazën e nofullës (basis mandibulae).
-degët e mandibulës (ramus mandibulae), janë dy në numër, dhe dalin prej pjesës së prapme të trupit të mandibullës duke formuar kënd me trupin (angulus mandibulae), dhe vazhdojnë lart dhe prapa.
Në pjesën e sipërme të degëve dallojmë dy zgjatime: -processus coronoideus, që gjendet përpara dhe në të ngjitet m. temporalis;
-processus condylaris, paraqet zgjatimin e prapmë, që gjendet pas incisura mandibulae.
Në të dallojmë: kokën (caput mandibulae) dhe qafën (collum mandibulae).
Koka (caput) paraqet faqe artikulare për t’u lidhur me fossa mandibularis të os temporale, duke e formuar nyjëtimin, art. temporomandibularis. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392