Sipas reagimeve në fytyrë, megjithatë, vërehen reagimet e të sëmurit edhe gjatë ndjeshmërisë më të vogël në dhimbje.
Palpimi bëhet butë me gishtërinjë të shtrirë, duke filluar nga regjioni i shëndoshë kah vendi i sëmurë.
Palpimin bimanual ( njëra dorë në regjionin lumbal, ndërsa tjetra në murin e përparëm të abdomenit) e aplikojmë te palpimi i veshkave dhe i hapsirës retroperitoneale. Ekzaminimi bimanual ( njëra dorë palpon pjesën e poshtme të abdomenit, ndërsa me gisht të dorës tjetër bëjmë ekzaminimi rektal apo vaginal) është i rëndësishëm për ekzaminimin e organeve në pelvikun e vogël, posaqërisht për dallimin e appendicitit akut dhe adneksitit. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392