Os sphenoidale është asht tek, i vendosur në pjesën qendrore të bazës së kafkës, pas osfrontale dhe os ethmoidale, dhe para os occipitale dhe os temporale. Për nga pamja i ngjason fluturës krahëhapur ose lakuriqit të natës.
Te ky asht dallojmë:
-trupin (corpus), që ka formën e kubit të çrregullt dhe në të dallojmë gjashtë faqe: esipërme, e poshtme, e përparme, e prapme dhedy faqet anësore. Në faqen e sipërme gjendet një e thelluar, e quajtur “shala turke” (sella turcica), në fundin e së cilës gjendet një gropë, fossa hypophysialis, ku është e vendosur hipofiza. Me faqen e sipërme merr pjesë në formimin e gropës sëmesme të kafkës (fossa cranii media). Faqja eposhtme merr pjesë në formimin e murit të sipërm të zgavrës së hundës (cavum nasi). Me anë të faqes së përparme nyjëtohet me os ethmoidale, ndërsa me anë të faqes së pasme nyjëtohet me os occipitale. Nga faqet anësore të trupit dalin fletët evogla (ala minor) dhe fletët e mëdha (ala major) të os sphenoidale. Në brendinë e trupit gjendet sinus sphenoidalis.
-fletët e mëdha (ala major), dalin prej faqeve anësore të trupit të os sphenoidale. Ato e ndërtojnë pjesën më të madhe të gropës së mesme të kafkës. Në to dallojmë tre faqe: facies cerebralis, ku gjenden vrimat: foramen rotundum (kalon n. maxillaris), foramen ovale (kalon n. mandibularis) dhe foramen spinosum (kalon a. meningea media); facies orbitalis, me anë të së cilës merr pjesë në formimin e pjesës më të madhe të murit anësor të orbitës;si dhe facies temporalis me anë të së cilës merr pjesë në formimin e fossa temporalis dhe fossa infratemporalis.
-fletët e vogla (ala minor), paraqesin pllaka trekëndore, të cilat dalin nga trupi i os frontale me anë të dy rrënjëve, të cilat e përkufizojnë canalis opticus (ku kalon nervus opticus). Përpara ngjiten me os frontale. Faqja e sipërme e ala minor merr pjesë në formimine gropës së përparme të kafkës (fossa cranii anterior), ndërsa faqja e poshtme në formimine murit të sipërm të orbitës.
-zgjatimet pterigoide (processus pterygoideus), dalin prej anës së poshtme të trupittë ashtit, dhe drejtohen vertikalisht teposhtë,deri te qiellza. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392