Qimet (pili) janë të shpërndara gati në tërë sipërfaqen e lëkurës, me përjashtim të shuplakave dhe shputave, buzëve, vendeve të fleksionit të anësive, anëve laterale të gishtave, etj.
Qimet, varësisht vendndodhjes së tyre, marrin edhe emërtim specifik: flokët (capilli), mjekra (barbae), qerpikët (ciliae), vetullat (superciliae), qimet e vrimave të hundës (vibrissae), të vrimave të veshëve (tragi), të nënsqetullave (hirci) dhe regjioneve perigjenitale (pubes-te meshkujt, crines – te femrat).
Gjatë periudhës embrionale, qimet janë të shpërndara në gjithë trupin në formë të pushit (lanugo).
Çdo qime ka: majën (apex pili), trupin (scapus pili) dhe rrënjën (radix pili).
Rrënja e qimes gjendet në këllëfin e qimes (folliculus pili). Pjesa fillestare e rrënjës së qimes, e ngulur thellë në dermë, ka formën e kokës (bulbus pili). Në këtë vend ndodh rritja eflokut. Qelizat e bulbusit të qimes, që mbështeten në papillën e qimes, janë qeliza amëze (matrix pili). Çdo këllëf i qimes është i rrethuar nga disa gjëndra dhjamore. Tkurrjet e m.arrector pili shkaktojnë ngritjen e qimeve.
Në prerje transversale të qimes, dallojmë: medulla, cortex dhe cuticula. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392