Gjëndrat e djersës (glandulae sudoriferae), kanë formë tubulare, përbëhen prej trupit dhe kanalit, i cili përfundon me një vrimë tërrumbullakët të quajtur pore (porus sudoriferus).
Kemi gjëndra të mëdha dhe gjëndra të vogla të djersës. Kapaciteti maksimal sekretor për 24 orë është 600-900 cm3 (afër 10 l.) djersë në ditë.
Shpërndarja e gjëndrave të djersës nukështë e njëjtë në gjithë sipërfaqen e lëkurës;gjëndrat e mëdha të djersës janë më të shumta në regjionin e nënsqetullës, rreth organeve gjenitale, në regjionin perianal, në areolën e gjirit,mjekër, qerpikë, vetulla etj.; kurse gjëndrat e vogla janë të shpërndara në gati gjithë trupin,sidomos në shuplaka dhe shputa.
Gjëndrat yndyrore (glandulae sebaceae), kanë ndërtim alveolar, trupi i tyre përbëhet prej shumë lobesh dhe kanalit kryesor, nëpër të cilin kalon yndyra. Këto gjëndra ndodhen tëvendosura në këllëfin e qimes. Janë të shpërndara në gati gjithë lëkurën, përveç në regjionin e shuplakës dhe shputës. Më shumë gjenden në kokë, në gjoks dhe organet gjenitale.
Yndyra e lëkurës (saebum cutaneum) prodhohet në sasi më të madhe në moshën epubertetit, kurse zvogëlohet në pleqëri (sipasojë e atrofizimit të gjëndrave). Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392