Paraqet asht çift, i cili merr pjesë në formimin e bazës së kafkës dhe të mureve anësore të saj. Është e vendosur në mes të os sphenodiale dhe os occipitale, nën os parietale dhe gjithashtu nyjëtohet me os zygomaticum. Është asht i rëndësishëm, sepse këtu vendosen organet e dëgjimit dhe baraspeshës.
Përbëhet prej tri pjesëve, edhe atë: -pars squamosa, merr pjesë në ndërtimin e murit anësor të kafkës. Në faqen e jashtme të pars squamosa gjendet processus zygomaticus, i cili bashkë me os zygomaticum formon arcus zygomaticus.
Nën të gjendet fossa mandibularis, e cila paraqet gropëz për nyjëtim me nofullën e poshtme (mandibula).
-pars tympanica, paraqet pllakë të hollëkockore, e cila së bashku me pars squamosa, merr pjesë në formimin e kanalit dhe vrimës së jashtme të veshit (canalis et porus acusticus externus).
-pars petrosa (pyramis), ka formën e piramidës katër anësore me majën e drejtuar përpara dhe brenda, dhe bazën e kthyer prapadhe nga jashtë. Baza paraqet një zgjatim ashtëror i quajtur processus mastoideus. Në brendinë e piramidës gjenden pjesët e veshit të mesëm dhe të brendshëm.
Te pars petrosa dallojmë katër faqe:
-facies anterior, merr pjesë në formimin egropës së mesme të kafkës (fossa cranii media). Faqja e përparme kufizohet nga e pasmja, prejbuzës së sipërme të piramidës, në të cilën dallojmë një brazdë, sulcus sinus petrosi superioris.
-facies posterior, merr pjesë në formimin e gropës së pasme të kafkës (fossa cranii posterior). Faqja e pasme e piramidës kufizohet nga faqja e poshtme me anë të sulcus sinus petrosi inferioris. Në faqen e pasme gjendet vrima e brendshme e veshit (porus acusticus internus), nëpërmjet të cilit kalojnë: n. facialis, n. vestibulocochlearis, a. et vv.labyrinthii. -facies inferior, gjendet në sipërfaqen ejashtme të bazës së kafkës. Në të dallojmë një zgjatim (processus styloideus), i cili shërben si pikëkapje për shumë muskuj dhe ligamente.
Në afërsi të këtij zgjatimi gjendet foramen stylomastoideum, prej nga ku del prej kafkës n. facialis.
-facies lateralis, merr pjesë në formimin e murit medial të cavum tympani. Buza e pasmee piramidës së bashku me os occipitale formojnë foramen jugulare, nëpërmjet të cilës vrimë dalin: n. glossopharyngesus, n. vagus dhe n. accesorius. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392