Ashti muror (tepor) është kockë çifte e kafkës, që merr pjesë në formimin e pjesës së mesme të kapakut të kafkës. Ka formën e pllakës kockore katër këndore.
Te os parietale dallojmë dy faqe: e jashtme (facies externa) dhe e bre-ndshme (facies interna). Si dhe katër buzë: margo sagittalis (buza e sipërme), nëpërmjet tëcilës nyjëtohet me os parietale të anës së kundërt; margo squamosus (buza e poshtme), nëpërmjet të cilës nyjëtohet me os temporale; margo frontalis (buza e përparme) cilës nyjëtohet me os frontale; si dhe margo occipitalis (buza e pasme), nëpërmjet të cilës nyjëtohet me os occipitale. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392