Ashti ballor është asht tek dhe merr pjesë në formimine pjesës së përparme të kubes së kafkës dhemurin e sipërm të orbitës. Ai është i vendosur para eshtrave parietale dhe ashtit sfenoidal, mbi ashtin etmoidal dhe mbi skeletin e fytyrës.
Ashti ballor është i përbërë prej dy pjesëve kryesore:
-pjesa vertikale (squama frontalis), paraqet pllakë katër këndore, e cila e ndërton ballin. Në të dallojmë dy faqe: të jashtmen dhe të brendshmen. Në faqen e jashtme (facies externa) konvekse, dallojmë: “lulen e ballit” (glabella), e cila gjendet në pjesën qendrore, mbi rrënjën e hundës. Anash glabellës gjenden harqet mbi vetullore (arcus superciliaris), dhe mbi to gjenden gungat e ballit (tuber frontale).
Nga poshtë pars squamosa kufizohet nga partes orbitalis, me anë të buzëve kockore të mprehta, të quajtura margo supraorbitalis, të cilat anash vazhdojnë me një zgjatim të quajtur processus zygomaticus. Në pjesën e pasme të squama frontalis gjendet një buzë tjetër, margo parietalis, e cila do të lidhet me kockën parietale me anë të sutura coronaria.
Në faqen e brendshme të pars squamosa edhe atë në linjën mediale, gjendet sulcus sinus sagittalis superior, i cili poshtë vazhdon me crista frontalis.
-pjesa horizontale, përbëhet prej pjesës qendrore (pars nasalis) dhe dy pjesëve laterale (partes orbitales). Pars nasalis, merr pjesë në formimin etavanit të zgavrës së hundës. Në të dallojmë incisura ethmoidalis ku vendoset os ethmoidale (lamina cribrosa). Partes orbitales, me facies orbitalis marrin pjesë në formimin e murit të sipërm të orbitës,ndërsa me facies cerebralis marrin pjesë në formimin e bazës së fossa cranii anterior. Në brendi të os frontale gjendet sinus frontalis. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392