Maxilla përbëhet prej :
-trupit (corpus maxillae), ka formën e piramidës tri faqësore me bazën e drejtuar kah zgavra e hundës, ndërsa me majën e ngjitur meos zygomaticum. Te trupi dallojmë katër faqe, edhe atë: facies anterior, facies infratemporalis, facies nasalis dhe facies orbitalis. Trupi merr pjesë në ndërtimin e murit anësor të cavum nasi, murit të poshtëm të orbitës dhe murit të përparmë të fossa infratemporalis. Në trupin e maxillës gjendet sinus maxillaris.
Prej trupit të maxillës dalin katër zgjatime, edhe atë:
-processus frontalis, i cili del prej pjesës së sipërme të trupit, dhe ngjitet lart me osfrontale. Merr pjesë në ndërtimin e murit anësor të cavum nasi.
-processus zygomaticus, është i drejtuar lateralisht dhe ngjitet me os zygomaticum, duke formuar harkun zigomatik (arcus zygomaticus).
-processus palatinus, del prej pjesës së brendshme të trupit të maxillës, dhe është i vendosur horizontalisht. Së bashku me zgjatimin e njëjtë të anës së kundërt, formojnë dy tëtretat e përparme të qiellzës ashtërore (pallatum durum). Gjithashtu merr pjesë në ndërtimin e dyshemesë së cavum nasi.
-processus alveolaris del prej trupit, nën processus palatinus dhe drejtohet teposhtë. Nëtë janë të vendosur rrënjët e dhëmbëve. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392