Është asht tek i vendosur në incisura ethmoidalis të os frontale, midis dy orbitave dhe përpara os sphenoidale.
Merr pjesë në ndërtimin e mureve të orbitës dhe zgavrës së hundës.
Te ky asht dallojmë këto pjesë: -pjesën horizontale (lamina cribrosa), në të gjenden vrima të imta në të cilat kalojnë fijet e n. olfactorius.
-pjesa vertikale, me anë të lamina cribrosa ndahet në pjesën e sipërme, crista galli (kreshta e gjelit), dhe pjesa e poshtme, lamina perpendicularis (pllaka pingule), e cila merr pjesë në ndërtimin e septum nasi (murit ndarës të zgavrës së hundës).
-masat anësore (labyrinthus ethmoidalis), ndodhen ndërmjet orbitës dhe zgavrës sëhundës. Në brendinë e tyre gjendet sinus ethmoidalis. Në pjesën e brendshme të tyre gjenden concha nasalis superior dhe concha nasalis media, të cilat marrin pjesë në formimin e murit të jashtëm të zgavrës së hundës. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392