Ky asht është tek dhe e ndërton pjesën e pasme të kapakut dhe të bazës së kafkës. Në pjesën e mesme të ashtit gjendet një vrimë e madhe ovale, e cila quhet foramen magnum.
Os occipitale është i përbërë prej katër pjesëve: pars basilaris, partes laterales dhe squama occipitalis.
Pars basilaris, gjendet përpara foramen magnum dhe në të dallojmë dy faqe: e sipërme dhe e poshtme.
Faqja e sipërme paraqitet si e thellë dhe quhet clivus. Në të është e mbështetur medulla oblongata dhe ponsi. Në faqen e poshtme gjendet tuberculum pharyngeum, ku fiksohet fascia pharyngeum. Partes laterales, gjenden anash foramen magnum.
Në pjesët e poshtme të tyre gjenden faqe artikulare, condylus occipitalis, për t’u nyjëtuar me unazën e parë të boshtit kurrizor (atlas). Squama occipitalis, gjendet prapa foramen magnum. Në të dallojmë faqen e brendshme dhe të jashtme.
Në faqen e jashtme, e cila është konvekse, dallojmë një ngritje kockore e cila quhet protuberantia occipitalis externa. Në faqen e brendshme, e cila është konkave, dallojmë katër gropa, të cilat kufizohen me njëra tjetrën nëpërmjet të dy brazdave transverzale (sulcus sinus transversi), brazdës vertikale (sulcus sinus sagittalis superioris) dhe crista occipitalis interna, të cilat kryqëzohen midis tyre në nivelin e protuberantia occipitalis interna, duke e formuar një ngritje, eminentia cruciformis. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392