Dr. Agon Bislimi
Ultrazëri i qafës
Ekzaminimi me ultrazë i qafës përfshin ekzaminimin e gjëndres tiroide, gjëndrave të pështymes, enëve të gjakut të qafës (arterieve karotide, vertebrale, venave jugulare) dhe nyjeve limfatike.
Është një ekzaminim pa dhimbje dhe i padëmshëm pasiqë nuk ka rrezatim jonizues.
Te ekzaminimi i gjëndres tiroide përveç ekzaminimit klinik dhe përcaktimit të hormoneve të gjëndres tiroide, ultrazëri është një nga ekzaminimet e para diagnostike. Me ultrazë mund të zbulohen edhe ndryshimet më të vogla në gjëndrën tiroide e gjithashtu e një rëndësie të veçantë është zbulimi i hershëm i kancerit të tiroidës, ku në raste të dyshimit duhet të bëhet edhe punkcioni citologjik nën kontrollë të ultrazërit.
Sekretimi i rritur ose i zvogëluar i hormoneve të gjëndrës tiroide ndikon në punën e zemrës, metabolizmin, sistemin nervor, çrregullim të ciklit menstrual, në fertilitet, në pamjen dhe cilësinë e lëkurës, flokëve etj. Faktorët që mund të shkaktojnë çrregulllim të funksionit të gjëndrës tiroide mund të jenë: gjenetike, autoimune, stresi, mungesa e materieve ushqyese, toksinat në mjedis apo ambientin rrethues etj.
Sëmundjet e gjëndrës tiroide janë shkaku i çrregullimeve të konsiderueshme shëndetësore të cilat e ulin cilësinë e jetës dhe ndikojnë në aktivitetet e përditshme.
Kujdesuni për shëndetin tuaj, bëni kontrolla të rregullta të gjëndres tiroide me ultrazë dhe parandaloni me kohë shfaqjen e sëmundjes.
Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392