Karakteristikat e tumoreve beninje dhe malinje
Tumoret beninje dhe tumoret malinje mund të dallohen mbi bazën e shkallës së diferencimit, ritmit të rritjes, aftësisë për pushtim lokal dhe përhapjes në distancë.
Tumoret beninje u ngjajnë indit të origjinës dhe janë të diferencuara mirë; tumoret malinje janë të diferencuara varfër ose plotësisht të padiferencuara(anaplazikë).
Tumoret beninje rriten ngadalë, ndërsa tumoret malinje, përgjithësisht rriten më shpejt.
Tumoret beninje janë të kufizuara mirë dhe kanë kapsulë; tumoret malinje janë të kufizuar keq dhe pushtojnë indet normale rrethuese.
Tumoret beninje mbeten të lokalizuara në vendin e origjinës,ndërsa tumoret malinje janë lokalisht invazive dhe metastazojnë drejt vendeve në distancë./Dr.Agon Bislimi
tumori mashkull dhe femer,qka jane tumoret beninje,qka jane tumoret malinje,kanceri,karakteristikat e tumoreve,tumoret Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392