Kërko në këtë faqe

Probleme shëndetësore më të shpeshta te fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç

1. Ka dhimbje koke
Shkaqet mund të jenë disa, p.sh.: temperaturë e lartë, ftohje ose ndonjë sinusit. Shkak tjetër mund të jetë një tension emotiv: në këtë rast muskujt e qafës e të shpatullave janë të ngrirë (ngurosur). Veç këtyre, shkaqe për dhembje koke mund të jenë probleme që lidhen me shikimin (sytë). Duhet menduar edhe për migrenën e kokës. Më në fund duhet të dimë se ka dhe fëmijë që simulojnë dhembjen e kokës, shtiren për të tërhequr vëmendjen tek ata.
Çfarë duhet bërë? 
Në përgjithësi pak pushim në shtrat për të kaluar dhembja. Nëse kjo nuk ikën, jepen disa pika të Takipirinës (Paracetamolit). Në qoftë se dhembjet e kokës përsëriten, bisedoni me pediatrin.
2. Ka astmë
Shenjat: Kur fëmija merr frymë, i dëgjohet një fishkëllimë, ka kollë, nganjëherë është i djersitur, zemra rreh më shpesh dhe ritmi i frymëmarrjes rritet. Ky është ataku (goditja) klasik i astmës.
Çfarë duhet bërë? 
Mbajeni trupin e fëmijës drejt për ta qetësuar dhe afrojeni pranë dritares së hapur, për ajër të pastër. Nëse për një çerek ore ataku nuk kalon dhe ritmi i frymëmarrjes vazhdon të jetë i ngritur (mbi 40 frymëmarrje në 1 minutë), thirrni pediatrin ose dërgojeni fëmijën në spital. Përpara se ti jepni medikamente bronkodilatatore (që zgjerojnë bronket), p.sh. Salbutamol, këshillohuni me mjekun. Si të ketë kaluar ataku, vizitoni fëmijën në një pneumolog (mjek i specializuar për sëmundjet e mushkërive) ose në një klinikë kurimi të alergjive. Për këtë të fundit, me këshillë të mjekut, mund të mbani në shtëpi Incidal ose Prometazinë.
3. Është kaps
Kapsllëku, vetëm në shumë pak raste, mund të jetë shenjë e një sëmundjeje. Zorrët e ngathëta (përtace), përgjithësisht, i detyrohen (janë rrjedhojë) një të ushqyeri të varfër në fibra (fijëza), aktivitetit fizik të pamjaftueshëm ose vëmendjes së jashtëzakonshme që prindërit i kushtojnë ritmit të zbrazjes të zorrëve të fëmijës.
Çfarë duhet bërë? 
Këmbeni dietën, duke vendosur një menu (ushqime) të pasura me fruta dhe perime të freskëta. Stimuloni (nxitni) lëvizjen, duke dërguar fëmijën në det, në pishinë ose në ndonjë palestër. Vetëm në raste të jashtëzakonshme përdorni laksativë (barna për të dalurit jashtë), duke zgjedhur ato që nuk acarojnë cipat (muret) e zorrëve, preparate me bazë miell lini.
4. Ka diarre
Në të dytin ose në të tretin shkarkim (jashtëqitje) nga diarreja, duhet dyshuar që fëmija ka një gastroenterit ose një infeksion të zorrëve.
Çfarë duhet bërë? 
Mënjanoni qumështin dhe, për 12-24 orë, i jepni fëmijës vetëm lëngje, si çaj, kamomil, ujë me shumë sheqer, lëng perimesh. Po kështu mund ti jepet Trisol. Sipas rastit, mund ti jepet edhe pak llapa orizi me kos ose kisel (niseshte me mollë të grira). Në rast se pas një dite zorrët (diarreja) nuk janë qetësuar, bisedoni me pediatrin, që mund t’ju këshillojë të bëni analizën e feçeve (jashtëqitjeve) për të kuptuar nëse ka infeksion. Kur mjeku ju këshillon ta dërgoni fëmijën në spitalin pediatrik, për të marrë serum, mos kundërshtoni. Te fëmijët me moshë më pak se dy vjeç, shkaktar i diarresë, shpeshherë, është rotavirus, një germ (mikrob) që shkatërron mbulesën e zorrëve.
5. Ka kolike (dhembje të barkut)
Një ndër katër fëmijë latantë (në gji) vuan nga koliket “gazoze”, veçanërisht në pasditen e vonë dhe në mbrëmje. Për të kuptuar shenjat e kolikut është e lehtë: fëmija ka një të qarë të dëshpëruar dhe tërheq (mbledh) këmbët drejt barkut. Shkaqet e çrregullimit mund të jenë të ndryshme: prania e ajrit në stomak, mospranimi nga aparati i tretjes i proteinave të qumështit të lopës, probleme psikologjike, si: vështirësia e përshtatjes me botën e jashtme ose ankth i transmetuar nga prindërit.
Çfarë duhet bërë? 
Thirrni pediatrin. Për të lehtësuar nxjerrjen e ajrit (gazrave) mund të përdoren barna me bazë të simetikonit, si Milikon. Për fëmijët latantë nxjerrja e gazrave mund të realizohet edhe me fërkim rrotullues të barkut, duke i ngritur këmbët mbi stomak e duke e mbajtur vertikalisht. Për qetësi i vini edhe një copë të leshtë mbi bark. Në qoftë se fëmija është ushqyer me gji, nëna mënjanon nga dieta ushqime që mund të shkaktojnë çrregullime, si qumështi. Nëse fëmija është ushqyer artificialisht, mjeku specialist mund t’ju këshillojë një tip tjetër qumështi që i jepet fëmijës. Sipas grupmoshave 0-6 muajsh dhe 6-12 muajsh, shiten kuti qumështi të firmave të ndryshme, nga të cilat zgjidhni më të përshtatshmin për fëmijën tuaj.
6. Ka ujët e hollë të kuq
Nëse në ujët e hollë të fëmijës suaj diktoni gjurma gjaku, është shumë e mundshme që të kemi të bëjmë me një çistit.
Çfarë duhet bërë? 
Mos u frikësoni. Kjo sëmundje, provokuar nga një virus, shërohet vetvetiu. Por nganjëherë nuk është ai (virusi) shkaktar i gjurmëve të gjakut që gjenden në urinën e fëmijës. Ujët e hollë i kuq mund të jetë shenjë edhe e një guri ose e një infeksioni në veshka. Për këtë, lajmërohet pediatri, që, përgjithësisht, propozon të bëhen analiza specifike, sidomos një urokulturë. Ndërkohë, fëmija duhet të jetë i qetësuar në shtrat.
7. Ka ethe të larta
Ethet janë reaksioni (kundërveprimi) me të cilin organizmi mbrohet nga ataku (prekja) i viruseve dhe baktereve.
Çfarë duhet bërë? 
Takipirina (Paracetamoli) dhe Aspirina, të cilat janë barna antipirotike (kundër etheve), mund të përdoren vetëm kur temperatura kalon 38°C. Këto shërbejnë për të parandaluar konvulsionet (përpëlitjet). Nga dy barnat e mësipërme është mirë të zgjidhni të parin, pasi Aspirina, megjithëse në raste shumë të rralla, mund të ketë efekte anësore të rënda. Për të mënjanuar ngritjen lart të temperaturës, zhvisheni fëmijën dhe i bëni një banjë të pjesshme (gjymtyrëve dhe ballit) me ujë të freskët. Por më me efekt është banja e plotë me ujë të vakët në govatë, duke shtuar gradualisht (në anë të govatës) ujë të ftohtë, që temperatura të jetë rreth 37°C. Ky proces të zgjatë 5-10 minuta. Borsa me akull shërben mbi të gjitha për të pakësuar dhembjen e kokës, që shoqëron temperaturat e larta. Çdo 4 orë matet (kontrollohet) temperatura e fëmijës. Në qoftë se gjatë një dite temperatura nuk ulet, thërrisni pediatrin, ndërkohë jepini fëmijës për të pirë lëngje frutash etj. me shumicë.
8. Ka konvulsione (përpëlitje)
Konvulsionet vijnë si rrjedhojë e etheve të larta që godasin 5% të fëmijëve, midis moshës 6 muajsh deri në 6 vjeç. Si rregull, konvulsionet shfaqen kur ethet rriten me shpejtësi: brenda 30-40 minutave temperatura e fëmijës arrin 37-39 gradë. Shpejtësia e rritjes së temperaturës zakonisht çrregullon funksionimin normal të qelizave të sistemit nervor, e për rrjedhojë, muskujt marrin impulse të gabuara. I vogli, papritmas, humb ndërgjegjen, merr frymë me vështirësi, e ka muskulaturën të lëshuar, zgurdullon sytë. Këto shenja zgjatin përgjithësisht pak minuta dhe frikësojnë mjaft prindërit, por nuk janë të rënda. Kur temperatura rritet 37-40 gradë, por brenda një dite, përgjithësisht nuk ka rrezik për konvulsione.
Çfarë duhet bërë? 
Nëse fëmija e ka gojën të mbledhur (rrudhur), vendosni një shami midis dhëmbëve, që të mos kafshojë gjuhën. Nuk keni se ç’të bëni gjë tjetër, vetëm të kërkoni asistencën e mjekut. Lajmëroni pediatrin tuaj, që mund t’ju këshillojë një kurë për të parandaluar atake (goditje) të reja. I bëni fëmijës një vizitë te neurologu dhe një encefalogramë, për të përjashtuar dëmtime të mundshme të trurit.
9. Ka qelb në vesh.
Nxjerrja e materialit likuid (të lëngshëm) ose seroz (të trashë me qelb) nga veshi është quajtur otorrea. Është një çrregullim mjaft i përhapur i lidhur me otitet, sëmundje që prekin një ndër 4 fëmijë.
Çfarë duhet bërë? 
Lajmëroni mjekun pediatër. Ndërkohë mos e mbani fëmijën shtrirë, sepse ky pozicion, duke rritur presionin në brendësi të veshit, mund ta shtojë dhembjen. Për të lehtësuar dhembjen, përdorni Takipirinën (Paracetamolin). Për fëmijët latantë duhet treguar kujdes që të mos u futet ujë në veshin e sëmurë, kur u bëjmë banjë. Veç kësaj, vëzhgoni dhe këshilloni fëmijën ose kujdesuni që ky të mënjanojë futjen e gishtave në veshë.
10. Ka frymë (erë) si aceton
Kur metabolizmi (shkëmbimi i lëndëve në organizëm) shfrytëzon për prodhim të energjisë yndyrna në vend të sheqernave, çlirohen substanca (lëndë) kimike të veçanta, që prodhojnë (japin) acetoneminë. Kjo mund të jetë shkak ose rrjedhojë e vjelljes. Acetonemia vërtetohet me Ketotest, një stricë reaktive, që vihet në kontakt me ujët e hollë. Gjendet në farmaci.
Çfarë duhet bërë? 
Jepini fëmijës pak ujë të sheqerosur ose përsëritni suposte të Bioketazit. Nëse pas 24 orësh fryma përsëri bie erë aceton, lajmëroni pediatrin.
11. Ka dhembje stomaku
Nëntë herë ndër dhjetë, nuk njihen shkaqet e dhembjes së stomakut. Shpesh fëmijët e shfrytëzojnë si shkak për të mos shkuar në shkollë, për të mos ngrënë ose për të tërhequr vëmendjen e prindërve.
Çfarë duhet bërë? 
Nëse nuk është e shoqëruar me simptoma (shenja) të tjera, si: zbehje e fytyrës dhe djersitje, kuptohet se fëmija shtiret (bëhet sikur ka dhembje). Por, nëse shfaqen ethe, qoftë edhe të ulëta, vjellje, lajmëroni pediatrin, pasi mund të trajtohet si një infeksion në zorrë. Nëse më pas dhembja shfaqet papritur, e zgjat mbi 6 orë ose fëmija qëndron ulur me duar mbi stomak, çojeni në urgjencë (spital), ku mund të trajtohet për apendicit. Në çdo rast, mos përdorni kurrë borsë (trastë) me ujë të nxehtë, pasi rëndoni infeksionin në zhvillim.
12. Është i mbushur me njolla në lëkurë
Shfaqja e njollave në lëkurë është, shpeshherë, shenjë e një sëmundjeje infektive. Në qoftë se njollat janë pak a shumë të mëdha, me ngjyrë që shkon nga trëndafili në të kuqe të errët, tentojnë të bashkohen dhe fëmija i ka sytë e skuqur, kemi të bëjmë me fruth. Nëse janë shumë pika të dallueshme, të ndara midis tyre, dhe kur gjuha është skuqur shumë, bërë si manaferrë, duhet trajtuar si skarlatinë; ndërsa, kur kanë pamje fshikëzash (qeskash) të vogla, mund të jetë variçela. Por njollat mund të jenë edhe shenjë e një dermatiti. Në këtë rast lëkura është e skuqur, e thatë dhe si e zhveshur. Në fund, njollat mund të trajtohen edhe si urtikarie: duken të fryra, me ngjyrë bardhoshe ose trëndafili, rrethuar me një brerore të kuqe.
Çfarë duhet bërë? 
Shkoni vizitoni shpejt fëmijën te pediatri. Por, paraprakisht, izoloni fëmijën në një dhomë më vete ose kujdesuni të mos ketë kontakt me fëmijët e tjerë. Për ta mbrojtur fëmijën nga fruthi, kujdesuni t’i bëni një vaksinë në konsultore. Te ne është arritur që të vaksinohen kundër fruthit mbi 97% e fëmijëve.
13. Ka gjëndrat të zmadhuara
Kur gjëndrat limfatike zmadhohen e bëhen të dukshme, do të thotë që kemi të bëjmë me një infeksion në zhvillim. Linfonodulet (gjëndrat) janë “kazermat” nga të cilat nisen antikorpet (ose trupat mbrojtës) për të goditur mikrobet që kanë infektuar organizmin. Gjëndrat në anë të qafës dhe prapa veshëve fryhen në raste të një infeksioni të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Gjëndrat inguinale (ato midis kofshëve e në bark), përkundrazi, zmadhohen më rrallë dhe tregojnë një infeksion të rrugëve urinare ose të organeve gjinore.
Çfarë duhet bërë?
Nuk duhet të shqetësohemi. Në rastet e infeksioneve, rritja (zmadhimi) i gjëndrave është një reaksion absolutisht normal. Nëse fryrja e gjëndrave nuk ulet edhe pas shërimit të fëmijës ose paraqitet pa shenja të tjera, është mirë të lajmëroni pediatrin.
14. Sëmuret lehtësisht
Dhembje fyti, ftohje e kollë fëmija ka shumë shpesh. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes janë sëmundjet më të zakonshme ndër fëmijët. Këto janë shkaku më i shpeshtë që ju drejton te pediatri.
Çfarë duhet bërë? 
Mos mendoni që fëmija juaj është më i dobët (shëndetlig) se të tjerët. Të sëmuresh, që do të thotë të bësh njohjen me viruse e baktere, është e vetmja mënyrë që ka fëmija për të krijuar pak e nga pak mbrojtjen vetjake (imunitetin). Natyrisht, sa më i vogël është fëmija, aq më pak antikorpe (trupa mbrojtës) ka, ndaj preket më lehtë nga një kollë ose një ftohje. Për këtë arsye pediatrët konsiderojnë normal jo fëmijën që nuk është sëmurë asnjëherë, por atë që nuk tejkalon një numër të caktuar të sëmundjeve dhe konkretisht:
• 6 infeksione të frymëmarrjes nga 0-1 vjeç
• 5 ose 6 infeksione të frymëmarrjes nga 1-2 vjeç
• 4 ose 5 infeksione të frymëmarrjes nga 3-4 vjeç
• 3 ose 4 infeksione të frymëmarrjes nga 5-10 vjeç.

15. Vjell shpesh
Ka fëmijë që vjellin me lehtësi të madhe. Ndonjëherë mjafton një goditje te ftohti, një shëtitje me makinë ose një emocion i fortë, për ta vënë stomakun e të voglit në gatishmëri për vjellje.
Te fëmijët latantë shkak për vjellje është edhe pirja e qumështit me shumë rrëmbim, pasi bashkë me atë thithin edhe ajër.
Çfarë duhet bërë? Fëmijën latant ngrijeni mbi shpatullat tuaja dhe goditeni disa herë në kurriz, derisa të gromësijë, që të nxjerrë ajrin që ka gëlltitur me qumështin.
Nëse pas 24 orësh fëmija ha normalisht, mos u alarmoni. Ndërsa, kur vjelljet përsëriten herë pas here pas pak orësh, drejtohuni te mjeku: mund të trajtohet si apendicit, si një mospranim i llojit të ushqimit; mund të ketë edhe një ngushtim në hyrje të stomakut e ka nevojë për radioskopi.
16. Ka gjithnjë kollë
Disa fëmijë kanë kollë për javë ose muaj të tërë, pa qenë të sëmurë. Për këta është krijuar një term mjekësor, quhen “fëmijë kataralë”. Nga këta, sipas moshave e në raport me fëmijët e tjerë gjenden:
• një fëmijë ndër 5 të moshës 0-6 vjeç
• një fëmijë ndër 10 të moshës 7-12 vjeç.
Por ka edhe raste që kolla të jetë shenjë e një sëmundjeje të rrugëve të frymëmarrjes, p.sh. një bronkit, një alergji ose pertus (kollë e mirë). Në këtë të fundit kolla është shumë e fuqishme dhe shfaqet më shumë natën dhe në mëngjes herët.
Çfarë duhet bërë? 
Mos pini duhan në dhomën e fëmijës, mbajeni mjedisin jo me ajër të thatë, duke e siguruar këtë nëpërmjet avujve të një tenxhereje, që do ta vini të vlojë me lule bliri. Hapni dritaret dhe mos i jepni barna me nismën tuaj. Nëse pas disa ditësh nuk ka kaluar kolla, thërrisni pediatrin.
Për të imunizuar (mbrojtur) fëmijën kundër kollës së mirë, vaksinojeni (3 doza) fëmijën. Për këtë, drejtohuni në konsultore. Me këtë vaksinë, të bashkuar edhe me atë të difterisë e të tetanosit, janë vaksinuar 96% e fëmijëve në vendin tonë.
17. Kur lëviz, djersin shumë
Djersitja është një ndër shqetësimet kryesore të mëmave. Por
djersitja është absolutisht normale, është sistemi me të cilin organizmi mban të pandryshueshme temperaturën e vet.
Çfarë duhet bërë? 
Që fëmija të mos sëmuret, ndihmojeni atë të djersijë më pak, p. sh. duke e lejuar të heqë fanellën e trashë prej leshi, kur bën shumë lëvizje fizike. Nëse pastaj fanella tjetër laget njëlloj, pa mbaruar lojërat, ndërrojani atë dhe i vini në kurriz diçka për ta tharë, si: garzë ose peshqir.

18. Ka këmbët të shtrembra
Deri në katër-pesë vjeç, shumë fëmijë i kanë këmbët të shtrembra. Nëse defekti është i theksuar, duhet kuptuar shkaku.
Çfarë duhet bërë? 
Fëmija të dërgohet për vizitë tek ortopedi. Në disa raste, mbi të gjitha kur këmbët janë si hark, kemi të bëjmë me mangësi të vitaminës D. Por gati gjithnjë shkaku duhet kërkuar në një zhvillim joharmonik të muskujve të gjymtyrëve të poshtme dhe të kurrizit. Kura mund të kufizohet në fizioterapi. Nga ana tjetër, është mirë të mënjanohen këpucët e drejta (ortopedike) që mund të krijojnë turbullime në eshtrat anësore të legenit) ose në kurriz.

19. Është pa oreks
Mjafton që fëmija të mos pranojë dy herë rresht për të ngrënë, që
prindërit të mendojnë shpejt se diçka nuk shkon.
Çfarë duhet bërë? 
Për të kuptuar nëse fëmija ha mjaftueshëm, ballafaqoni peshën dhe lartësinë e trupit të tij me të dhënat e tabelave të mëposhtme. Këto tabela shërbejnë për të vlerësuar peshën dhe lartësinë e fëmijës në raport me mesataren e bashkëmoshatarëve. Nëse fëmija është pak nën peshë, mos i jepni barna për të rritur oreksin dhe mos e detyroni të hajë nga frika.
Përkundrazi, mendohuni të ndryshoni të ushqyerit me ushqime që nxitin më shumë oreksin në krahasim me ato që vendosni zakonisht. Po kështu, përdoren edhe vitamina të ndryshme sipas këshillave të mjekut.
20. Është shumë i dhjamur
Përpara se të bindeni nëse fëmija është i dhjamur, duhet të keni dijeni cila është pesha e tij ideale. Për ta gjetur, shfrytëzoni tabelat e posaçme. Ballafaqoni me këto (tabelat) peshën e fëmijës suaj: Nëse pesha e tij reale është më e madhe se 5% nga ajo ideale, fëmija është mbi peshë, ndërsa, kur ajo është 20% më e lartë, atëherë fëmija është obez (i dhjamur).
Çfarë duhet bërë? 
Nëse fëmija është pak i dhjamur, kufizoni dhe pakësoni racionin e ushqimit, mënjanoni nga dieta “zemrën” (ngrënien pasdite) dhe ushqimet që nxitin oreksin. Ndër të tjera, nxiteni fëmijën për të bërë më shumë veprimtari fizike. Nëse, përkundrazi, fëmija juaj është obez, për ta dobësuar drejtojuni një dietologu. Të ndihmosh fëmijën që të humbasë kilogramët e peshës së tepërt, është e rëndësishme për të mënjanuar rrezikun që, kur të rritet, të vuajë nga diabeti dhe çrregullimet e zemrës.
21. I ka shputat e këmbëve të sheshta
Çfarë duhet bërë? Deri në dy vjeç, është normale që shputat e këmbëve të fëmijës të duken pak të sheshta, pasi është topolak. Nëse më pas shputat vazhdojnë të mbeten të sheshta, mos e detyroni fëmijën të veshë këpucë korrigjuese ose ortopedike, por vëzhgojeni në disa drejtime: nëse i konsumon këpucët në mënyrë homogjene ( njëlloj në të gjitha krahët), nëse i deformon më shumë në thembër dhe nëse mbështet peshën e trupit më tepër në pjesën e brendshme të këmbëve etj. Këto tregojani të gjitha një mjeku ortoped, nga i cili do të merrni këshillat e nevojshme

22. Ka kurriz
Për të kuptuar që një fëmijë ka kurriz, mjafton t’ia vendosësh duart mbi shpatullat e tij e t’ia përkulësh trupin përpara: nëse bien në sy gungat ose nëse shtylla kurrizore nuk është e drejtë, fëmija është me kurriz. Në rast se jo, kemi të bëjmë me qëndrimet kurrizore: fëmija mban kurrizin e ndrydhur, por kolona vertebrale është në vend.
Çfarë duhet bërë? 
Vizitojeni fëmijën te një mjek ortoped. Nëse do të trajtohet si qëndrim kurrizor, mjaftojnë masazhet dhe një veprimtari sportive e drejtuar, si: volejboll ose basketboll. Nëse është me kurriz, përpara se ti vendoset një bust(allçi), provoni me masazhe dhe me riedukim neuromotorik.
23. Humbet gjak nga hundët
Epistasi, d.m.th. humbja e gjakut nga hunda, është i shpeshtë te fëmijët, sidomos te moshat 2 deri në 10 vjeç. Kjo mund të jetë rrjedhojë e një brishtësie të kapilarëve, e vesit të futjes së gishtave në vrimat e hundës, e ndonjë goditjeje ose e një ftohjeje të fortë.
Çfarë duhet bërë? 
Fillimisht mbajeni fëmijën me kokë të anuar përpara, bëjeni që të shfryjë hundët për të nxjerrë koagulat (mpiksjet) e mundshme të gjakut, pastaj futini në vrimat e hundës një garzë sterile të rrumbullakosur, që bllokon hemorragjinë. Kur nuk keni garzë, mos përdorni pambuk, por shtrëngoni hundën e fëmijës me gishtin e madh dhe atë tregues për 10 minuta. Nëse pas një çerek ore gjaku nuk ndalon, shkoni në urgjencë ose në spital.
24. Nuk rritet (nuk hedh shtat)
Duhet të shqetësoheni dhe t’i bëni analizat vetëm kur trupi i fëmijës shton (zgjatet) më pak se 4 cm në vit. Por një pamjaftueshmëri e hormonit të rritjes, që është themelor për zhvillimin e kockave dhe të muskujve, ndodh shumë rrallë.
Çfarë duhet bërë? Për të kuptuar nëse fëmija rritet normalisht, shfrytëzoni tabelat që keni më sipër. Dhe përpara se të alarmoheni, mos harroni që shtatlartësia e fëmijës ka ndikimin e trashëgimisë, pra varet nga ajo e prindërve. Nëse doni të dini sa i lartë mund të bëhet fëmija juaj, kur të rritet, provoni të zbatoni këtë formulë:
Shumën që del nga mbledhja e lartësive (në cm) të mëmës dhe të babait pjesëtojeni për 2. Nga shifra që del, zbritni 6.25 cm, po të jetë vajzë, dhe shtoni 6.25 cm, po të jetë djalë, p.sh.:
• Lartësia e mëmës 160 cm
• Lartësia e babait 180 cm
Shuma: 340 cm
• mesatarja e lartësive 340 : 2 = 170cm. Atëherë, lartësia e fëmijës do të jetë:
• po të jetë vajzë, 163,75 cm (170-6.25);
• po të jetë djalë, 176,25cm ( 170+6.25).
25. Është pickuar nga një insekt
Çfarë duhet bërë? Kimikati më i efektshëm për të pakësuar dhembjen, fryrjen dhe të skuqurit është amoniaku. Përdoreni menjëherë pas pickimit. Veç këtij, mund të përdorni një pomadë, si p. sh. Fengel, Fargon, Fenistil ose Polaramin. Dhembja dhe fryrja duhet të pakësohen për pak kohë. Nëse pas disa orëve nuk shihni ndonjë përmirësim ose, në të kundërt, gjendja rëndohet dhe fryrja është mjaft e theksuar, lajmëroni pediatrin ose çojeni fëmijën në urgjencë.
26. Ka prerë gishtin
Çfarë duhet bërë? Prerjet dhe plagët gjithnjë duhen të pastrohen me ujë e sapun dhe të dezinfektohen me kujdes, për të mënjanuar rrezikun e infeksionit. Për këtë përdoren substanca që nuk djegin, p.sh. Citrosii, ujë të oksigjenuar dhe garzë sterile. Për të bllokuar rrjedhjen e gjakut, mbani të shtypur plagën për disa minuta. Nëse prerja është e thellë, dërgojeni fëmijën në urgjencë, për ta qepur plagën në një ose dy pika. Kështu lehtësoni mbylljen e plagës dhe mënjanoni formimin e një çikatriçeje (shenje) të madhe, kur të shërohet.
27. Ka një lyth (mish të huaj) poshtë shputës së këmbës
Lythat, që janë të shpeshtë te fëmijët që shkojnë në pishina, palestra, provokohen (nxiten) nga një virus. Mund të paraqiten si të dala mishtake, të forta në prekje ose si fijëza të murrme në formë gjembi.
Çfarë duhet bërë?
Kur janë të vogla, mund t’i zhdukni duke përdorur lëngje specifike kundër lythave, p.sh. ata me bazë të acidit salicilik, që shiten në farmaci. Por duhet treguar shumë kujdes që të mënjanohen sasi të tepërta të kimikatit, për të mos djegur lëkurën. Përgjithësisht, mjafton të vendoset një pikë lëngu, dy ose tri herë në ditë, drejtpërdrejt mbi lythin, deri në zhdukjen e plotë të tij. Mjekimi më i shpejtë dhe pa dhembje është lazëri, që zhduk lythat, duke mos prekur indet që i rrethojnë ata. Ndërhyrja kryhet në mënyrë ambulatore, duke mos pasur nevojë për anestezi.

28. I është futur një kokrrizë në sy
Ndodh shpeshherë që fëmijës t’i futet në sy një insekt i vogël, një kokrrizë pluhuri ose diçka tjetër. Incidenti, zakonisht, shoqërohet me bollëk lotësh dhe me dhembje të forta. Ka raste që fëmija nuk lejon as t’ia mbash palpebrën (qepallën) të hapur.
Çfarë duhet bërë? Pastroni mirë duart dhe hapni me kujdes syrin. e fëmijës, për të parë ku ndodhet trupi i huaj. Mundohuni ta hiqni, duke shfrytëzuar këndin e një garze sterile. Por mos përdorni kurrë një shami ose ndonjë shufër prej pambuku, pasi mund të shkaktoni infeksione. Pas nxjerrjes së trupit të huaj, shpëlani syrin me ujë të bollshëm, të freskët, për të pakësuar në këtë mënyrë acarimin. Mos përdorni as kolir (ilaç i lëngët), as pomadë.
29. Ka pirë shampo
Helmimi me shampo ose me detergjent është më i shpeshtë ndër fëmijët, pasi këta i tërheq ngjyra dhe forma e shishes.
Çfarë duhet bërë? Në të gjitha rastet e helmimeve, që në dukje janë pak të rrezikshme, mos kërkoni që ta bëni fëmijën të vjellë dhe mos i jepni një gotë me qumësht, pasi mund ta rëndoni gjendjen. Për të mësuar se çfarë të bëni, i telefononi menjëherë urgjencës, duke mos harruar të merrni me vete dhe bajtësin (shishen) e substancës që ka pirë fëmija.
30. I është dëmtuar gjuri
Çfarë duhet bërë? Mjeti më i mirë për të pakësuar dhembjen dhe fryrjen, është borsa me akull, që mbahet në pjesën e dëmtuar, të paktën 1 orë. Përkundrazi, është i padobishëm dhe pa efekt përdorimi i pomadave. Në rastet e goditjeve të forta në këmbë ose në krah, tregoni kujdes në sjelljen (qëndrimin) e fëmijës: nëse e mban gjymtyrën krejtësisht pa e lëvizur, ndoshta mund të ketë një frakturë (thyerje të kockës).Në këtë rast, dërgoni fëmijën në urgjencë për t’i bërë një radiografi.
31. Është kafshuar nga qeni
Çfarë duhet bërë? Pastroni plagën me ujë të rrjedhshëm, dezinfektojeni me ujë të oksigjenuar ose me ndonjë dezinfektant tjetër dhe pastaj mbulojeni me një garzë sterile. Verifikoni nëse fëmija është vaksinuar kundër tetanosit: në rast se jo, është e domosdoshme ta dërgoni në urgjencë për imunizim (për të bërë vaksinën). Kur kafshimi është bërë nga një qen rrugaç, dërgojeni fëmijën në spital: mund të jetë e nevojshme të bëhet një vaksinim kundër tërbimit. Po të jeni të sigurt që qeni nuk ka asnjë sëmundje, kufizohuni me mbajtjen pastër të plagës e kontrollin e saj, që të mos infektohet. Kur formohet qelb, plagën duhet ta mjekojë mjeku.
32. Ka zënë morra
Morri është një parazit i trupit, që prek flokët ose rrobat dhe thith gjakun, duke shkaktuar kruarje të forta.
Çfarë duhet bërë? Mos u turpëroni, pasi, edhe po ta lash kokën çdo ditë, mund të zësh morra. Në këtë rast higjiena s’ka të bëjë. Edhe prerja e flokëve të fëmijëve është e padobishme. Këto fjalë, përshtaten për familjet ku higjiena është në lartësinë e duhur, ndërsa, në të kundërt, në familjet ku higjiena është “përtokë”, ato që thamë më sipër duhet të zbatohen një për një. Për kurën drejtohuni te farmacisti. Në treg ka tipa të ndryshëm shamposh kundër morrave, me të cilat mund të lani dhe krehrat. Gjatë trajtimit, ndërroni çdo ditë këllëfët e jastëkëve dhe veshjet, si: këmishët, fanellat, kapelat d.m.th të gjitha ato sende që vijnë në kontakt me kokën.
33. Ka goditur kokën
Goditjet e kokës, mjaft të zakonshme ndër fëmijët, janë ato që shqetësojnë më tepër prindërit. Është gjithnjë rreziku, megjithëse jo shumë herë, që këto (goditjet) të provokojnë një hemorragji cerebrale( rrjedhje gjaku në tru).
Çfarë duhet bërë? 
Mbi të gjitha, mos e dramatizoni gjendjen, që të mos e frikësoni fëmijën. Nëse pas goditjes vazhdon të sillet si përherë, nuk është e nevojshme ta dërgoni në urgjencë. Por mbajeni nën kontroll për 24 orë dhe vini në dijeni pediatrin. Kur fëmija është keq: vjell, ka dremitje dhe thotë që i dhemb koka, çojeni shpejt në spital.
8 shenjat që bebja juaj është sëmurë
Më poshtë janë 8 shenja sëmundjeje për foshnjat nën 6 muaj, dhe këshilla të përgjithshme se kur keni nevoje vërtet për të thirrur një mjek.
1. Temperatura
Vetë temperatura nuk është sëmundje, por është përgjigja e bebit ndaj një sëmundje- zakonisht ndonjë infeksioni. Telefonojini doktorit nëse foshnja është më i vogël se 3 muaj dhe ka temperature rektale mbi 38 graëe, ose nëse bebi juaj është mes 3 dhe 6 muajsh dhe ka temperaturë mbi 38 e tre gradë Celsius. Edhe nëse temperature është meëe ulët se këto, telefonojini mjekut nëse bebi ka skuqje, irritohet, nuk do të ushqehet, mezi merr frymë, qafë të ngurte, vjellje ose diare të vazhdueshme, dhe tregon shenja dehidratimi.
2. Dehidratim
Dehidratimi mund të ndodhe nëse bebi nuk po ushqehet siç duhet, ka temperature, është në një mjedis shumë të ngrohtë, ose ka diare dhe vjellje të vazhdueshme. Mund t’a dalloni dehidratimin nëse bebi ka gojën ose mishrat e thatë, e lag pampersin më rrallë, nuk nxjerr lot kur qan ose kur fontaneli (pjesa e butë në majë të kokës) duket sikur po zhytet ngadalë. Nëse mendoni se bebië është i dehidratuar telefononin mjekun.
3. Diarre
Diarea është e zakonshme tek të miturit, por telefononi mjekun nëse; shihni gjak në jashtëqitje (e cila mund të duket e kuqe e ndezur, ose akoma më keq, e zezë), bebi bën çiçin më shumë se 6 herë në ditë ose nuk pi lëngje, ose tregon shenja dehidratimi.
4. Vjell
Të miturit zakonisht nxjerrin pështymë, por duhet të shqetësoheni nëse vjell shpesh. Vjellja nuk është serioze nëse ndodh vetëm një ose dy herë. Gjithsesi, nëse ndodh më shpesh, përmban gjak ose është jeshile në ngjyrë, ose nëse bebi duket i dehidratuar, telefononi mjekun.
5. Vështirësi në frymëmarrje
Nëse bebi ka probleme në frymëmarrje, duhet të telefononi mjekun urgjentisht.
Shenjat e mëposhtme tregojnë se bebi ka probleme me frymëmarrjen:
Bebi merr fryme më shpesh se zakonisht, indi midis brinjëve, poshtë dy kockave të shpatullave, ose në pjesën e sipërme të barkut thithet brenda kur bebi merr frymë. Koka e bebit rri e varur buzët ose lëkura e bebit merr ngjyre të kaltërt.
6. Skuqje, rrjedhje ose gjakderdhje
Nëse kërthiza e bebit tuaj ose penisi i skuqet, ka rrjedhje ose nxjerr gjak, njoftoni menjëherë mjekun. Këto janë shenja të një infektimi.
7. Puçrra
Puçrrat (me skuqje lëkure), janë normale tek bebet, por telefonojini një mjeku nëse puçrrat mbulojnë një pjesë të madhe, sidomos ne fytyre, ose shoqërohet nga temperature, rrjedhje, gjakderdhje ënjtje, ose nëse puçrrat duken të infektuara.
8. Te ftohtit
Infeksione të frymëmarrjes shkaktohen nga një virus dhe janë të shpeshta tek të miturit. Zakonisht zgjasin 1 ose 2 javë duke u shoqëruar me rrjedhje hundesh, temperaturë dhe oreks të dobët për disa dite, dhe nje kolle qe mund te zgjase 2 deri ne 3 jave. Simptoma më të renda kërkojnë kujdesin e mjekut.
Telefonojini mjekut nëse:
-Temperatura e bebit është më e lartë se 38 për të miturit nën 3 muaj ose më e lartë se 38 e tre për të miturit midis 3 dhe 6 muaj.
-Nëse bebi ka skuqje dhe vështirësi në frymëmarrje përshkruar si më sipër.
-Bebi juaj grindet dhe qan shumë. Kolla e bebit tuaj është e rëndë e nuk pushon, ose nëse nxjerr dhe gjak.
-Bebi po vjell.
-Simptomat e bebit zgjasin më shumë se 2 javë.
-Së fundmi, në të gjitha rrethanat, në qofte se ju jeni shumë e shqetësuar pasi fëmija juaj duket me të vërtetë i sëmurë, besojini instinkteve tuaja dhe thirrni mjekun.
11 arsyet pse qajnë foshnjat
Foshnjat qajnë. Kjo është mënyra se si ato komunikojnë kur janë të uritura, kur kanë dhembje, frikë, nevojë për të fjetur apo diç më shumë. Pra si është e mundur që prindërit të supozojnë se çfarë komunikon foshnja e tyre? Do të jetë e vështirë që të interpretoni të qajturit e foshnjës tuaj, sidomos në fillim. Këtu kemi arsyet më të shpeshta pse qajnë fëmijët. Nëse i vogli juaj vajton dhe ju nuk e dini pse-në, hidhini një sy listës së mëposhtme. Mundësitë janë që të gjeni diçka që mund të ndihmojë.
1. Uria
Kjo është gjëja e parë që mendoni kur foshnja juaj qan.
Të mësuarit për ti kuptuar shenjat e urisë do të ju ndihmojë që të filloni ushqyerjen e foshnjes para se të fillojë të qajë. Ja disa nga shenjat: bezdisja, plaquritja e buzëve, refleksi i foshnjave që shkakton që të kthejnë kokën nga dora juaj kur ju e lëvizni drejt faqeve të foshnjes dhe vënja e duarve në gojën e tyre.
2. Pelena e papastër
Disa foshnja jua bëjnë të kuptoni kur kanë nevojë për tu ndërruar. Disa të tjera mund të tolerojnë pelenën e papastër për një kohë.
3. Nevoja për të fjetur
A nuk janë foshnjet me fat? Kur ato janë të lodhura, menjëherë mund të flejnë – kurdo dhe kudo. Apo vetëm kështu mendojnë të rriturit.
Në të vërtetë, është më e vështirë se sa që mendoni. Foshnjat mund të qajnë dhe bezdisen nëse janë të lodhura, sidomos nëse janë të tejlodhura.
4. Dëshira për ta mbajtur
Foshnjet kanë nevojë për tu përkëdhelur. Ato kanë dëshirë që të shikojnë fytyrat e prindërve, të dëgjojnë zërat e tyre dhe mund të ndjejnë aromën e tyre unike. Të qarat mund të jenë mënyra e tyre e kërkesës për tu mbajtur.
Ju mund të pyeteni se a mund ta llastoni duke e mbajtur shumë, por gjatë muajve të parë të jetës kjo është e pamundur. Por për ti dhuruar krahëve tuaj pak pushim, provoni ndonjë hobe apo ndonjë mjet mbajtës për foshnja (kengur).
5. Telashet me stomak (gazrat, dhembja e stomakut, etj)
Telashet me stomak janë të lidhura me gazrat apo dhembjet që shkaktojnë të qara. Në fakt, gjendja misterioze e dhembjes së stomakut, definohet si të qajturit e pangushëllueshëm për më së paku 3 orë në ditë, 3 ditë në javë apo edhe 3 javë në muaj.
Nëse foshnja juaj shpesh bezdiset dhe qan menjëherë pas ushqyerjes, mund të ketë telashe me stomak. Shumë prindër provojnë pikat anti gazra për foshnja. Kërkoni miratimin e mjekut para përdorimit të tyre.
Nëse dyshoni në gazra, provoni diç të thjeshtë për të eliminuar dhembjen si p.sh shtrijeni foshnjën në shpinë, mbajani shputat dhe lëvizni ato në mënyrë të lehtë si pedalimi i biçikletës.
Zbuloni mundësitë tjera që mund të shkaktojnë dhembjen e stomakut, si alergjitë e qumështit, gripi stomakut, joteleranca ndaj laktozës, kapsllëku apo bllokimi i zorrëve.
6. Nevoja për të gromësuar
Gromësimi nuk është i detyrueshëm. Por nëse foshnja juaj qan pas ushqyerjes, një gromësim mund të jetë e gjitha çfarë i nevojitet.
Fëmijët thithin ajër gjatë gjidhënies apo nga thithja nga shishja, dhe nëse ajri nuk lirohet mund të shkaktojë ca shqetësime. Disa foshnja janë të shqetësuara nga ajri në stomak, gjersa disa të tjera nuk kanë nevojë për të gromësuar.
7. Shumë ftohtë apo shumë nxehtë
Kur foshnja juaj ndihet e ftohtë, sa që edhe kur ju i hiqni rrobat për të ndërruar pelenat apo për ta pastruar me leckë, ajo mund të protestojë duke qarë.
Të posalindurit dëshirojnë që të lidhen dhe të mbahen të ngrohtë – por jo shumë të nxehtë. Si rregull, ato ndihen komfort duke veshur edhe një shtresë më shumë, se që ju keni nevojë që të jeni komfort. Foshnjet më pak ankohen kur e kanë të nxehtë se sa kur e kanë ftohtë, dhe ato asnjëherë nuk qajnë për këtë gjë shumë fuqishëm.
8. Diçka e vogël
Foshnjet mund të trazohen nga diçka e vogël sa edhe mund të jetë ndonjë fije peri i vockël apo ndonjë qime floku rreth gishtit të tyre, që ndalon qarkullimin. Disa foshnja janë tepër të ndjeshme ndaj gjërave që gërvishtin si materiali i rrobave apo ndonjë tiketë rrobash.
9. Dalja e dhëmbëve
Dalja e dhëmbëve mund të jetë e dhimbshme për foshnjen tuaj, sa edhe dalja e secilit dhëmb veç mund të krijojë dhimbje të ndryshme. Disa foshnja durojnë më shumë se të tjerat, por të gjitha bëhen të bezdisshme dhe qaramane.
Nëse ju duket që foshnja juaj ka dhimbje dhe nuk e dini saktësisht përse, provoni që t’ia prekni ducat me gishtërinj. Mund të befasoheni duke zbuluar ndonjë gungë të fortë tek dhëmbët e foshnjes që janë në rrugë e sipër.
Mesatarisht, dhëmbët e parë dalin ndërmjet 4 dhe 7 muajve, por mund të ndodh edhe më herët.
10. Të ndjerit i tejdërmuar
Foshnet mësojnë nga të stimuluarit e botës rreth tyre, por ndonjëherë e kanë të vështirë që ti procesojnë të gjitha – dritën, zhurmën, lëvizjen e të mbajturit nga dora në dorë. Të qajturit mund të jetë formë e shprehjes: Mjaft më.
11. Të mos ndjerit mirë
Nëse ju i keni kuptuar të gjitha nevojat e foshnjet dhe e keni rehatuar dhe ai përsëri vazhdon të qajë, mund të jetë të mos ndihet mirë për diçka. Mund të provoni të matni temperaturën apo të shikoni për ndonjë shenjë të ndonjë sëmundje.
Të qarat e foshnjes së sëmurë drejtojnë kah shkaktari i të qenit i uritur apo i frustruar. Nëse foshnja juaj qan dhe nëse juve kjo gjë nuk ju duket shumë në rregull, besojini instiktive tuaja dhe kontaktoni mjekun.

Çfarë të bëni nëse foshnja juaj ende qan
Stomak i mbushur? Kontrolloni. I pushuar mirë? Kontrolloni. Nuk ka temperaturë? Kontrolloni.
Pra, përse foshnja juaj qan? Foshnjet kanë arsyet e tyre të mira. Por edhe prindërit më të ditur nuk mund të lexojnë trurin e foshnjave të tyre – dhe foshnjet nuk dinë të flasin që të na tregojnë çfarë nuk është në rregull.
Fatmirësisht, ju mund ti ofroni rehati pa e ditur çfarë shkakton shqetësimin e foshnjës tuaj.
Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392

Kategoritë

Abdomeni Abdominal Trauma Abdominal trauma protocol Abduksioni Aborti Abscesi periapendikular Abscessi Acidi askorbik Aciditeti në stomak Adduksioni Adenoma ADN Adrenalina Agjentët infektivë Agnozioni Agravacioni Agregimi trombocitar Ajri Akromegalia Aktina Akupunktura Albumina Alergologjia Alfa fetoproteina Alicina Alkooli Alveolat e gjëndrës së gjirit Amilaza Aminat vazoaktive Aminoacidet Amniocenteza Ampulla recti Analgjezia Analiza Anamnesis morbi Anamnesis vitae Anamneza Anamneza personale Anamnezën familjare Anatoksina Anatomia e abdomenit Anatomia e kanalit inguinal Anatomia e njeriut Anatomia e Pankreasit Anatomia klinike Anatomia patologjike Anatomia regjionale Anatomia sistemike Anatomia topografike Anemia Anestezia Anesteziologjia Aneurizma arteriale Aneurizma disekante e aortës Angiografia Angiografia e mushkërive Angiografia e pulmoneve Ankesat kryesore Anketë Anoreksia Anterior Antidiarretikët Antiepileptikët Antigjenet Antigjeni Antitrupat Antroponoza Anus Aparati tretës Appendiciti akut Appendicitis acuta Appendix vermiformis ARN Arteria pulmonale Arteriet Artikulacionet Ashti Ashti ballor Ashti i hundës Ashti i lotëve Ashti i mollëzave Ashti i qiellzës Ashti muror Ashti nëngjuhësor Ashti pykor Ashti shoshor Ashti tëmblor Ashti zverkor Ashty pykor Astma bronkiale Astma kardiake Atelektaza Atlas Atriumi i djathtë Auskultacioni Auskultimi i abdomenit Autoimuniteti Autoklavë Autoliza Bakteret në urinë Bakteriet Bananja dhe shëndeti Barku Barnat Basis cranii Baza e kafkës Bazofilet Bërthama qelizore Bila Bilirubinat Biokimia Biokimia Klinike Biologjia Biosinteza e proteinave Bishti i pankreasit Calculosis vesicae felleae Calvaria Canalis analis recti Canalis inguinalis Caput pancreatis Cauda pancreatis Cavum oris Cekumi Centromera Chlamydiasis urogenitalis Cholecystitis acuta Cholelithiasis Cilindrat Cilindrat në urinë Cirkumduksioni Citologjia Citoplazma Citrobacter Çokollata Colica hepatica Colica renalis Colon Colon ascendens Colon descendens Colon sigmoideum Colon transversum Concha nasalis inferior Condyloma acuminatum Corium Corpus pancreatis Corpus unguis Çrregullimet e gjumit Cutis Cutis propria Dardha dhe shëndeti Decursus morbi Dehidrimi Delecioni Depresioni Derma Dermatologjia Dermatoma Dermis Dështimi Desmozomet Determinantat antigjenike Detoksikimi Dhembja e barkut Dhimbja Dhimbje e ndjesi fryrjeje dhe rëndesë pas ngrënies Diabeti Diabeti i pakontrolluar Diagnoza Diagnoza diferenciale Diarrea akute Diarrea kronike Diarreja Dielli Dieta Difuzioni Difuzioni i thjeshtë Difuzioni pasiv Digiti hippocratici Diminuacioni Dioksidi i karbonit Disfunksioni seksual Disimulacioni Dispepsia Domatja Dopplersonografia Dorsal Dregëza Ductus choledocus Ductus cysticus Ductus hepaticus Ductus hepaticus communis Ductus lactiferi Duhani Duodenumi Ekokardiografia me Doppler Ekologjia Ekskretimi Ekstensioni Ekstern Ekzaminimi bimanual Ekzaminimi digitorektal Ekzaminimi i abdomenit Ekzema Ekzocitoza Ekzokrin Elasticiteti i eshtrave Elefantiaza Elementet korpuskulare Embolektomia Embolia Embolia ajrore Embolia e mushkërive Embolia gazore Embolia pulmonale Embriologjia Emergjenca Endocitoza Endokrin Endokrinologjia Endoskopia enët biliare Enët e gjakut Enët limfatike Enzimet Enzimet autogjene Eozinofilet Epiderma Epidermis Epilepsia Epiteli Epitopet Eritrocitet Eshtrat Eshtrat e fytyrës Eshtrat e kafkës Eshtrat e kokës Eshtrat e shtyllës kurrizore Eshtrat e trupit Eshtrat kafkës Eshtrat teke të kafkës Estrogjeni Ethet Etiologjia Evolucioni i sëmundjes Ex juvantibus Facies diaphragma­tica Facies visceralis Facies visceralis hepatis Fagocitoza Fakte nga mjekësia Faktorët e koagulimit Faktorët etiologjik të sëmundjes Fakulteti i Mjekësisë Faqja diafragmatike e Mëlçisë Faqja e poshtme e mëlçisë Farmakologjia Fasulja dhe shëndeti Favusi Fazat e sëmundjes Fëmija Femra Femuri Fenotipi Ferizaj Fertiliteti Fibrina Fijet nervore Filtrimi Fizika Fiziologjia e njeriut Fiziologjia patologjike Fjalori mjekësor Flebografia Fleksioni Flexura coli dextra Flexura coli sinistra Flokët Fortësia e eshtrave Fossa iliaca dextra Fossa vesicae felleae Frakturat Frymëmarrja Frytnimi i asistuar Fshika e tëmthit Fshikëza e tëmthit Fshikëza urinare Funksionet e sistemit kockor Fyti Gamaglobulina Gamaglobulinat Gaster Gastriti kronik Gastroenterologjia Gishtat e hipokratit Gjakderdhja Gjakderdhja arteriale Gjakderdhja kapilare Gjakderdhja pulsuese Gjakderdhja venoze Gjaku Gjëndra e gjirit Gjëndra tiroide Gjëndrat e lëkurës Gjenetika Gjenomi Gjeografia Gjinekologjia Gjiri Gjuha Gjuha dhe letërsia shqipe Gjuhë Angleze Gjumi Glabella Glikokaliksi Glomerulonefriti Glukagoni Glukoza Glukoza në urinë Grejfruti dhe shëndeti Gripi Guaska e poshtme e hundës Gusha Gusha eutiroide Hani domate dhe mbroni prostatën Hapja e gojës Haptenet Hekuri Hematokriti Hematologjia Hemoglobina Hemorroidet Hemostaza Hepar Hepari Heparina Hernia Hernia diafragmale Hernia femorale Hernia femoralis Hernia inguinale Hernia inguinalis Hernia ventrale Herpes simplex genitalis Hiperalgjezia Hiperglikemia Hiperkeratoza Hipoalgjezia Hipoderma Hipofiza Hipoglikemia Histologjia Historia Homeostaza Hormonet Hospitalizimi Hudhra Hudhra dhe shëndeti Humbja e gjakut Humbja e oreksit Hunda Hypodermis Hyponychium I porsalinduri I porsalinduri me kohë I porsalinduri para kohe I porsalinduri pas kohe Idhëza Ikteri Ileusi Ileusi funksional Ileusi mekanik Ileusi obstruktiv Ileusi paralitik Ileusi strangulativ Imuniteti specifik aktiv Imunizimi Imunogjenet Imunoglobulinat Imunologjia Indet Indi lidhor Indikacionet Indikacionet për angiografinë pulmonale Inervimi i heparit Inervimi i pankreasit Infarkti i miokardit Infeksionet Infeksionet urinare Inferior Inflamacionet e qafës së mitrës Inkontinenca urinare Insomnia Inspeksioni Institucioni shëndetësor Instrumentet mikrokirurgjikale Insuficienca kardiake Insuficienca kongjestive e zemrës Insuficienca renale Insuficienca respiratore Insulina Intestinum crassum Intestinum tenue Intramuskular Intravenoz Jeta Junksionet Junksionet hermetike Kafazi i kraharorit Kafka Kalciumi Kaliumi Kaliumi dhe zemra Kalkuloza e fshikëzës së tëmthit Kanali inguinal Kanceri Kanceri dhe shkallët e tij Kanceri i gjirit Kanceri i lukthit Kanceri i qafës së mitrës Kanceri i stomakut Kapërcelli Kapilarët Kapsllëku Kapsula fibroze perivaskulare Karakteristikat e tumoreve beninje dhe malinje Karakteristikat kryesore të sëmundjes Karbohidratet Kardiologjia Keratosis follicularis Këshilla Këshilla për largimin e zbokthit nga flokët tuaj Këshilla për pacientët me grip Këshilla për pacientët me shtypje të ulët gjakut Kimia Kirurgët Kirurgjia Kirurgjia abdominale Kirurgjia endoskopike Kirurgjia vaskulare Kirurgu Klebsiella Klebsiella dhe Citrobacter Klizmat Klonet limfocitare Kloroplastet Kockat Koka Koka e pankreasit Kokëdhimbja Kolagjeni Kolecista Kolecistiti akut Kolesteroli Kolika hepatike Kolika renale Koloni Koloni gjerësor Koloni ngjitës Koloni zbritës Kombliku Komplementi Komplikimet Komplikimet mjekësore Koncepte nga ndihma e parë Kontraindikacionet Kontraindikacionet absolute Kontraindikacioni relative Kraniofaringeoma Kraniumi cerebral Kraniumi visceral Kripërat në urinë Kromozomet Kuize Kuriozitete Largimi i materieve të patretura dhe të panevojshme Larva Migrans Latanti Lateral Lectulum Lëkura Lëkura e vërtetë Lëndimet Lëndimi i venave Lëngu intersticial Lëngu ndërqelizor Leukocitet Leukokeratosis Libidoja e zvogëluar Licencimi Ligamenti inguinal Likopeni Limfa Limfocitet Limfoma Hodgkin Limfoma Non Hodgkin Limfomat Lindja Lipaza Lipidet Lobi mammae Lobulet Lobuluset e heparit Lodhja Logopedia Lukthi Luspimi Makromolekulat Mandibula Marramendja Marrëdhëniet seksuale Mashkulli Materia e ngjeshur Materia ndërqelizore Materia sfungjerore Materiet joorganike Materiet organike Materiet toksike Maxilla Mbarësimi Mbarimi i sëmundjes Mbështjellësi seroz Mbijetesa Mbipesha Medial Medicina Medikament Medikamentet Medulla ossium Medulla ossium flava Medulla ossium rubra Mekanizmi feedback negativ Mekanizmi feedback pozitiv Mekanizmi feedforward Melanina Mëlçia Membrana qelizore Meningiomat Menopauza Menstruacionet Mënyra e fillimit të sëmundjes Metabolizmi Metodat e ekzaminimit objektiv Metodat plotësuese të ekzaminimit Metodologjia e punës shkencore Migrena Mikrobiologjia Mikroskopi Mikrovilet Miologjia Mitokondriet Mitra Mjekësi Sociale Mjekësia Mjekësia ekzakte Mjekësia empirike Mjekësia Interne Mjekësia praktike Mjekësia teorike Mjekimi Mjekimi kauzal Mjekimi kirurgjik Mjekimi medikamentoz Mjekimi simptomatik Molekula Molekulat proteinike Molla Molla dhe shëndeti Mollëzat Monocitet Monoksidi i karbonit Morfologjia Mortaliteti Mortinataliteti Mosha Mukoza Mungesa e vitaminave Muret e kanalit inguinal Musculus sphincter ani externus Musculus sphincter ani internus Mushkëritë Nataliteti Ndërtimi i Mëlçisë Ndihma e parë Në dhe të huaj Nefrologjia Nënlëkura Neonatologjia Neonatus maturus Neonatus postmaturus Neonatus praetemporarius Nervat Nervëzimi i Mëlçisë Nervoza Neurokirurgjia Neurologjia Neutrofilet Ngjyra e lëkurës Nikotina Nitritet Njeriu Nofulla Nofulla e poshtme Nofulla e sipërme Nukleotidet Nyjet Obstetrika Oesophagus Oftalmologjia Oksalatet Oksigjeni Oksitocina Okulisti Omega 3 Onkologjia Operacionet Operacioni Orbita Organ sekondar retroperitoneal Organelet qelizore Organet e tretjes Organet sekondare retroperitoneale Organet viscerale Organi Organizmi Ortopedia Os breve Os Coxae Os ethmoidale Os frontale Os hyoideum Os lacrimale Os longum Os nasale Os occipitale Os palatinum Os parietale Os sphenoidale Os temporale Os zygomaticum Osmoza Ossa cranii Ossa faciei Osteoartriti Osteologjia Osteoporoza Ostium ileocaecalis Pacienti Pagjumësia Pahidermia Palca ashtërore Palca e kuqe Palca e verdhë Palma Palpacioni Palpitacionet Pancreas Pancreatitis acuta Pankreasi Pankreasit Pankreatiti akut Panniculus adiposus Pap testi Papilla mammae Papilla Vateri Parandalimi Parandalimi i hemorroideve Paratopet Pasqyra e gjakut Pasqyra e urinës Pasqyra klinike Patogjeneza Patognomonia Patologjia Pediatria Pediculosis Pediculosis capitis Pediculosis corporis Pemphigus Vulgaris Penisi Percepcioni Përfitimet shëndetësore nga Kosi apo Jogurti Periosti Peristaltika Peritoneumi Peritoneumi parietal Peritoneumi visceral Peritoniti Periudha perinatale Periudha postneonatale Perkusioni Perkusioni i abdomenit Personeli mjekësor Pesha e lëkurës Peshku Peshku dhe zemra Pharynx Pielonefriti Pigmenti Pili Plaga Plagët Planta Plejotropia Plexus coeliacus Plori Pneumonia Pneumotoraksi Policitemia Policitemia rubra vera Portokalli dhe shëndeti Porus lactiferus Posterior Postime të rekomanduara Presioni i gjakut Preventiva Prodhimi i bilës Profesionisti shëndetësor Prognoza e sëmundjes Prolaktina Prolaktinoma Pronacioni Propedeutika Prostata Proteinat Proteinat membranore Proteinat në urinë Provimi pranues Psikiatria Psikoterapia Pulmologjia Pyetsorë Pyetsorë për Duhanin Qafa Qafa e mitrës Qafa e uterusit Qarkullimi i gjakut Qeliza Qeliza vezë Qelizat Qelizat epiteliale Qelizat fagocitare Qelizat kanceroze Qelizat nervore Qelja e kokës Qimet Qumështi Radikalet e lira Radioterapia Radix unguis Rahitisi Reaksionet imunologjike Reaksionet kimike Rectum Refluksi gastrointestinal Rehabilitimi mjekësor Rektumi Resorbimi i materieve të tretura Reumatologjia Ribozomet Rima oris Riprodhimi qelizor Rotacioni Rrafshet anatomike Rritja kockore Rrugët biliare Scabies crustosa Scabies norvegica Boecklii Scabiesi Scintigrafia Scintigrafia e mushkërive Sedimentimi Seminare Semiologjia Sëmundja Sëmundja autoimune Sëmundja Cushing Sëmundje akute Sëmundje kronike Sëmundjet Sëmundjet akute Sëmundjet infektive Sëmundjet kronike Sëmundjet malinje Sëmundjet malinje si problem socialo-mjekësor Sëmundjet sipas kohëzgjatjes Sëmundjet subakute Septikemia Serumi Serumi heterolog Serumi homolog Shëndetësi Shëndeti Shenja Murphy Shenjat Sheqeri Shkolla ime Shkrime Shpretka Shputa Shqetësimi Shqisa e nuhatjes Shqisa e shijimit Shtatzënësia Shtresat e lëkurës Shtylla kurrizore Shtypja e gjakut Shuplaka Simptomat Simulacioni Sindroma Sindroma Fancon Sindroma Kushing Sindroma nefrotike Sinkopa Sinkopa kardiake Sinteza e faktorëve të koagulimit Sinus lactiferus Sipërfaqja e lëkurës Sistematika Sistemi digjestiv Sistemi endokrin Sistemi i tretjes Sistemi imun Sistemi imunitar Sistemi kockor Sistemi riprodhues Sistemi riprodhues i mashkullit Skeleti Skeleti i kokës Sklerotizimi Specifiteti Spermatozoidet Spot-diagnoza Stafilokoku i artë Staphylococcus aureus Staza urinare Sterilizimi Sterilizimi artificial Stomaku Strangulimi Stratum basale Stratum corneum. Stratum granulosum Stratum lucidum Stratum papillare Stratum reticulare Stratum spinosum Stresi Subcutis Subkutan Substantia compacta Substantia spongiosa Superior Supinacioni Surgery Synetia Taksonomia Te Moshuarit Sot Tela subcutanea Tensioni arterial Terapia fizikale Tërëmëshiza Terminologji Testet funksionale hepatike Testi i Papanikolaut Testikujt Thonjtë Tiroidektomia Trajtimi Trakea Trakeotomia Trakti gastrointestinal Trakti urinar Translatimi Transplantimi Transporti aktiv Transporti membranor Transporti vezikular Trashësia e lëkurës Tretja Tretja e ushqimit Trichomoniasis Trmboza venoze Trombi Trombocitet Tromboembolia Tromboza Tromboza e venave të thella Trupat ketonikë Trupi Trupi i pankreasit Truri Trysnia atmosferike Tumoret Tumoret beninje Tumoret malinje Uji Ulçera Ulçera peptike Ulja e sheqerit në gjak Ultratingulli Ultrazëri Ultrazëri i abdomenit Ultrazëri i qafës Urgjenca Urina Urina acidike Urina alkaline Urologjia Ushqimet bimore Ushqimet shtazore Ushqimi Ushqimi enteral Ushqimi i keq Vagina Vaksinat Vaskularizimi i Heparit Vaskularizimi i Mëlçisë Vaskularizimi i pankreasit Vdekja Vdekja fetale Vdekshmëria e latantëve Vdekshmëria maternale Vdekshmëria neonatale Vdekshmëria perinatale Vdekshmëria postneonatale Venat Venat e thella Venat e thella të këmbëve Venerologjia Ventriculus Veprimtaria shëndetësore Veset e fituara të zemrës Veshkat Vesica felleae Vezoret Video Viruset Vitamina A Vitamina B12 Vitamina C Vitamina D Vitamina K Vjellja Vomeri Vrima anale Walter Cannon Yndyrnat Zbokthi Zemra Zgavra e gojës Zgavra e hundës Zgavra e syrit Zgavra eshtërore Zhvillimi psikomotorik i fëmijës Zorra e drejtë Zorra e hollë Zorra e trashë Zorra e verbër Zorra qarkjesore Zorra qorre