Kur duhet bërë endoskopia?
Endoskopia duhet të bëhet kur pacienti vuan nga aciditeti në stomak, kur ka dhimbje e ndjesi fryrjeje dhe rëndesë pas ngrënies, sidomos pas moshës 40 vjeç dhe kur këto probleme ka kohë që përjetohen. Në këto raste, duhet kontrolluar se mos pacienti vuan nga ulçera.
Edhe ata që vuajnë nga ndjesia e ndërprerjes së kalimit të ushqimit në ezofag, duhet të kontrollohen nëse ka ndonjë gjë që e bllokon këtë kalim.
Persona të tjerë janë ata që kanë kapsllëk apo diarre të vazhdueshme, ata që i nxjerrin feçet me gjak, sidomos personat mbi 40 vjeç të cilët kanë pasur në familje një të sëmurë me tumor në zorrën e trashë. Në këtë rast kolonoskopia është jo vetëm mjet diagnostikimi, por edhe mjet parandalimi duke i shpëtuar edhe jetën personit.
Burimi: Dr. Altin Cekodhima
Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392