Nën kafazin e kraharorit dhe mbi zgavrën e komblikut (pelvis)
Nuk ka mur kockor
Ka mjaft muskuj dhe fasha
Organet abdominale Stomaku
Mëlçia (hepar) dhe fshikëza e tëmthit (gall bladder)
Shpretka (spleen)
Pankreasi (pancreas)
Zorra e hollë
Zorra e trashë
Veshkat dhe ureteret
Peritoneumi
Cipa mbështjellëse e zgavrës së barkut
Ka dy fletë: Peritoneumi parietal
Peritoneumi visceral
Nuk i mbulon të gjitha organet abdominale
Retroperitoneumi - pjesa e abdomenit e pambuluar me peritoneum
Ezofagu (Esophagus)
Organ gyporShtrihet nga fundi i faringut e deri te hyrja në lukth
Përfshin regjionin e qafës dhe kafazin e kraharorit
Përfundon në zgavrën e barkut - në lukth
Është organ i butë
Anatomikisht i vendosur prapa trasesë
Prapa tij ndodhet aorta torakale dhe boshti kurrizor
Bën pjesë në organet e tretjes
Stomaku
Organ zgavrorI vendosur në anën e majtë të abdomenit, menjëherë nën diafragmë
Ka formën e dardhës së kthyer poshtë
Ka katër pjesë: Kardia
Fundus
Trupi
Pilorusi
Ka dy ngushtica sfinktere Sfinkteri ezofageal
Sfinkteri pilorik
Pjesa e jashtme - e lëmuar
Pjesa e brendshme - e rrudhosur
Furnizohet me gjak nga arteria gastrike - degë e trungut celiak
Funksioni i stomakut Organ i tretjes
Prodhon acid (thartirë)
Zorra e hollë (Small Iintestines)
Organe të zgavërta, vazhdojnë prej stomakutJanë të lokalizuara në pjesën e përparme të abdomenit
Janë shumë të gjata 150 centimetra përafërsisht
Pjesët përbërëse të zorrës së hollë Zorra dymbëdhjetëgishtore duodenumi
Jejunumi
Ileumi
Duodenumi
Pjesa fillestare e zorrës së hollë
E gjerë dhe e shkurtër
Ka katër pjesë: Pjesa e sipërme është e vendosur anash stomakut
Pjesa zbritëse është tërësisht retroperitoneale në pjesën e pasme të saj derdhet tëmthi. Ky vend duket si një e ngritur në mur dhe e përmban një sfinkter (ngushtues) që quhet sfinkteri i Odit (the sphincter of Oddi)
Pjesa horizontale
Pjesa ngritëse është pjesa përfundimtare e cila vazhdon me Jejunum
Jejunumi dhe ileumi
Jejunumi Më i shkurtër (2/5 e zorrës)
Muri më i trashë
Më i gjerë (4 centimetra)
Ka rrudha rrethore
I vendosur lart - ana e majtë
Ileumi Më i gjatë
Muri më i hollë
Më i ngushtë
Nuk ka rrudha rrethore
I vendosur poshtë - ana e djathtë
Zorra e hollë përfundon me valvulën ileocekale
Furnizohet me gjak nga arteria mezenterike e sipërme
Zorra e trashë (Large Intestine - Colon)
Pjesa përfundimtare e organeve të tretjesE ngjashme me zorrën e hollë, por dallon me:
1. Shirita (tenie)
2. Fryrje (haustra)
Pjesët e zorrës së trashë Zorra qorre cecum
Krimbthi appendix
Pjesa ngritëse - ascending colon
Pjesa tërthore - transverse colon
Pjesa zbritëse - descending colon
Pjesa sigmoide - sigmoid colon
Zorra e drejtë rectum
Anusi anus
Zorra e trashë përfundon me dy ngushtica - sfinktere: Të vullnetshëm
Të pavullnetshëm
Mëlçia (Liver)
Organi më i madh në organizëmPjesa më e madhe e saj ndodhet në anën e djathtë, menjëherë nën diafragmë
Merr formën e diafragmës
Bie në kontakt me organet si:
Stomaku
Duodenumi
Fshikëza e tëmthit
Zorra e trashë
Ka dy faqe: Faqen diafragmatike
Faqen viscerale
Pjesa e pambuluar me peritoneum - zona e zhveshur (bare area)
Nëpër zonën e zhveshur përcillen infeksionet dhe tumoret nga mushkëria e djathtë
Ka katër lobe anatomike: Lobin e djathtë
Lobin e majtë
Lobin katror
Lobin bishtor (mbi portën e mëlçisë)
Furnizohet me gjak përmes arteries së përbashkët të mëlçisë (degë e trungut celiak)
Funksioni i mëlçisë Përpunimi i lëndëve të ndryshme të organizmit
Prodhimi i faktorëve të koagulimit
Detoksikimi i helmeve
Prodhimi i vrerit
Fshikëza e tëmthit (Gallbladder)
Është organ i vogëlI vendosur në faqen viscerale të mëlçisë
Përbëhet nga: Fundi (fundus)
Trupi (body)
Qafa (neck)
Qëndron në marrëdhënie të ngushtë me mëlçinë, pjesën e tërthortë të zorrës së trashë (transverse colon) dhe me zorrën dymbëdhjetëgishtore (duodenum)
Furnizohet me gjak përmes arteries së fshikëzës (cystic artery)
Vreri i tëmthit Prodhohet në mëlçi dhe fshikëz të tëmthit
Nga mëlçia mblidhet nga kanali i majtë dhe i djathtë i mëlçisë (right and left hepatic ducts)
Këto dy kanale bashkohen dhe formojnë kanalin e përbashkët të mëlçisë (common hepatic duct), i cili pasi të bashkohet me kanalin e fshikëzës së tëmthit (cystic duct) merr emrin kanali i përbashkët i tëmthit (common bile duct)
Ky kanal pastaj shkon deri te pjesa e pasme e duodenumit ku derdhet bashkë me kanalin kryesor pankreatik (main pancreatic duct)
Shpretka (Spleen)
E vendosur në anën e majtë të abdomenitShtrihet nga brinja e IX e deri te brinja e XI
Bie në kontakt me stomakun, veshkën e majtë dhe zorrën e trashë
Ka dy faqe: Faqen viscerale
Faqen parietale
Hyrja në shpretkë ilium Në prerje ka ngjyrë të kuqe të mbyllur
Pankreasi (Pancreas)
Organ tek i vendosur në zgavrën e barkutAnatomikisht lokalizohet nën lakesën e madhe të lukthit, anash shpretkës dhe mbi duodenum
Pankreasi përbëhet prej tri pjesëve kryesore: Kokës (head)
Qafës (neck)
Trupit (body)
Bishtit (tail)
Në mes të pankreasit shtrihet kanali kryesor pankreatik (main pancreatic duct)
Kanali kryesor pankreatik derdhet së bashku me kanalin e përbashkët të vrerit në duodenum
Dëmtimi i pankreasit shkakton diabetin
Veshkat (Kidneys)
Janë organe çifteTë vendosura në retroperitoneum, në dy anët e zgavrës së barkut
Anatomikisht lokalizohen në pjesët anësore të pasme të abdomenit
Veshka e majtë është e vendosur prapa shpretkës, pankreasit dhe stomakut, ndërsa e djathta prapa mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit
Veshkat: Kanë formën e fasules
Përbëhen prej dy shtresave: Korteksit (kores)
Medules (palces)
Janë të mbështjella me një shtresë yndyrore dhe me një kapsulë (cipë e cila shkolitet)
Nga pjesa e mesme e saj dalin kanalet e urinës ureteret
Furnizimi i veshkave me gjak: Veshkat ushqehen nga arteriet renale janë degë e drejtpërdrejtë e aortës abdominale
Ureteret (Ureters)
Janë po ashtu organe çifte, gyporeShtrihen nga hyrja në veshka e deri te hyrja në fshikëzën e urinës
Ato anatomikisht janë të vendosura në pjesët anësore të trupit dhe në fund dalin përpara
Kanë mure të holla dhe elastike, shërbejnë për përcjelljen e urinës deri në fshikëz
Gjëndrrat mbiveshkore (Adrenals - Glandula Suprarenalis)
Janë organe çifteTë vendosura mbi veshka, në të dyja anët
Janë të vogla dhe kanë ngjyrë portokalli
Kanë formë afërsisht trekëndëshe Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392