Pjesa ekzokrine e pankreasit tajon lëngun pankreatik alkalin, që nëpërmjet të kanaleve ekskretore (ductus pancreaticus dhe ductus pancreaticus accessorius) derdhet në duodenum.
Ductus pancreaticus derdhet në papilla duodeni major, ndërsa ductus pancreaticus accessorius në papilla duodeni minor.
Fermentet e këtij lëngu bëjnë tretjen e karbohidrateve, proteinave dhe të yndyrave.
Pjesa endokrine e pankreasit përbëhet nga ishujt e Langerhans-it, të cilët prodhojnë hormone që kanë rol esencial në metabolizmin e karbohidrateve, edhe atë insulina e ul, ndërsa glukagoni e rritë nivelin e sheqerit në gjak. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392