Mëlçia (greq. hepar, lat iecur) është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit që lidhet me aparatin tretës.
Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën (p.sh faktorët e mpiksjes), përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit (p.sh ruajtja e glukozës), prodhimi i lëngut të tëmthit dhe kështu tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve./Dr.Agon Bislimi