Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Hani domate dhe mbroni prostatën

Bookmark this website

Domatja,hani domate dhe mbroni prostaten
Hani domate dhe mbroni prostatën

Dy nga tre burra mbi moshën 55 deri 60 vjeç preken nga rritja beninje e prostatës apo hipertrofia beninje e prostatës.

Pasojat e kësaj sëmundje janë: urinimi i shpeshtë gjatë ditës (polakiuria), ndjesi djegie gjatë urinimit (Stranguria), urinimi i shpeshtë gjatë natës (Nikturia).

Të sëmurët shpesh çohen 3 deri 4 herë natën për të urinuar, duke humbur kështu edhe rrjedhën normale të gjumit.

Domatja përmban antioksidantin e fuqishëm që quhet Likopen, që ka një veprim  mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjes së prostatës si dhe gjithashtu mbron nga formimi i tumoreve të ndryshme.

Likopeni pastron organizmin nga radikalet e lira të cilat janë shkaku kryesor i degjenerimit të qelizave.

Pra rekomandoni domatet te të moshuarit, pse jo edhe tek mesoburrat (burrat e moshës së mesme) që mos t'i ndahen domates, edhe po të gatuhet nuk i humbet vlerat, gjithashtu edhe salca e domates është e pasur me këto vlera mbrojtëse të fuqishme.

Por duhet të keni kujdes.

domatja të jetë e pasur me antioksidantin e quajtur Likopen duhet të zgjidhni domate të pjekura mirë dhe me ngjyrë të kuqe.

Evitoni ato që janë jeshile apo të gjelbërta nga brenda.

Hani domate dhe mbroni prostatën,Rritja e prostates dhe sherimi i saj,Prostata dhe rritja e saj