Kanceri i qafës së mitrës është i zakonshëm te gratë e moshës 30-50 vjeçare.
Faktorë rreziku për paraqitjen e kancerit të qafës së mitrës janë inflamacionet e qafës së mitrës,sëmundjet që transmetohen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale dhe shtatzënësitë e shumëfishta.
Qelizat kanceroze e marrin origjinën nga epiteli që mbulon majën e qafës së mitrës.
Këto qeliza kanceroze mund të ekzaminohen duke marrë një kampion nga qafa e uterusit apo mitrës.
Kjo procedurë njihet si testi i Papanikolaut ose Pap testi dhe është një nga mënyrat më të efektshme për të dalluar ndryshimet patologjike të qelizave të qafës së mitrës apo uterusit.
Ekzaminimi për diagnostikimin e kancerit të qafës së mitrës këshillohet të bëhet nga çdo grua, një herë në vit./Dr.Agon Bislimi
qka eshte kanceri i qafes se mitres,qafa e mitres dhe kanceri,mitra dhe kanceri i qafes se mitres,qka eshte kanceri i qafes se mitres,ceshte kanceri i mitres,tek cilat mosha paraqitet,shkaktaret e kancerit te qafes se mitres,kush e shkakton kancerin e qafes se mitres, Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392