Metodat e ekzaminimit objektiv janë: inspeksioni, palpacioni, perkusioni dhe auskultacioni.
Inspeksioni
Të vërejturit e të sëmurit, mund të zbulojë të dhëna të rëndësishme të sëmundjes.
Palpacioni
Me anë të prekjes së lëkurës dhe ndryshimeve tjera që i ka shkaktuar sëmundja, e përcaktojmë konsistencën, lëvizshmërinë, temperaturën, dridhjet, pozitën e organeve etj.
Perkusioni
Me anë të goditjeve të organeve me metodën gisht mbi gisht (metoda indirekte) dhe metodës direkte, zbulojmë fenomenet akustike dhe në bazë të kualitetit të tingullit të fituar konkludojmë për ndryshimet e mundshme.
Auskultacioni
Bën të mundur dëgjimin e ndryshimeve të tingujve mbi organet që ekzaminohen.
Realizohet me anë të veshit dhe stetoskopit. Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392