Disa të sëmurë në anamnezë me qëllim deklarojnë disa simptoma që mjeku të fitojë përshtypje se ai është i sëmurë nga një sëmundje e caktuar. Kjo dukuri quhet simulacion (simulatio).
Disa të tjerë pengesat e veta i rrisin, i potencojnë. Kjo dukuri quhet agravacion (agravatio).
Ka të sëmurë që i fshehin pengesat e veta. Kjo dukuri quhet diminuacion.
Disa të sëmurë pengesat e veta i paraqesin si të parëndësishme, si dukuri të përditshme dhe me qëllim apo pa qëllim, tentojnë të ‘’ikin nga sëmundja’’. Kjo dukuri quhet disimulacion.
Për kontrolla mjekësore dhe për termine kontakto në këtë numër +383 45 587 392